alb@Acts:18:1 @ Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint.
alb@Acts:18:2 @ Dhe si gjeti një farë Judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë Judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata.
alb@Acts:18:3 @ Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.
alb@Acts:18:4 @ Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte Judenj dhe Grekë.
alb@Acts:18:5 @ Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t`u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.
alb@Acts:18:6 @ Por duke qenë se ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: ``Gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj, unë jam i pastër; që tashti e tutje do të shkoj te johebrenjtë``.
alb@Acts:18:7 @ Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri në shtëpinë e një farë njeriu me emër Just, i cili i shërbente Perëndisë dhe e kishte shtëpinë ngjtur me sinagogën.
alb@Acts:18:8 @ Dhe Krispi, kreu i sinagogës, besoi te Zoti me gjithë shtëpinë e tij; edhe shumë Korintas, duke dëgjuar Palin, besuan dhe u pagëzuan.
alb@Acts:18:9 @ Një natë Zoti i tha Palit në vegim: ``Mos druaj, por fol dhe mos pusho,
alb@Acts:18:10 @ sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet``
alb@Acts:18:11 @ Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj, duke mësuar ndër ta fjalën e Perëndisë.
alb@Acts:18:12 @ Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, Judenjtë u ngritën me një mendje kundër Palit dhe e çuan në gjykatë,
alb@Acts:18:13 @ duke thënë: ``Ky ua mbush mendjen njerëzve t`i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin``.
alb@Acts:18:14 @ Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha Judenjve: ``Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o Judenj, do t`ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;
alb@Acts:18:15 @ por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave``.
alb@Acts:18:16 @ Dhe i përzuri ata nga gjykata.
alb@Acts:18:17 @ Atëherë të gjithë Grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t`ia dinte fare për këto gjëra.
alb@Acts:18:18 @ Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.
alb@Acts:18:19 @ Dhe, kur arriti në Efes, i la aty, po vetë hyri në sinagogë dhe filloi të diskutojë me Judenjtë.
alb@Acts:18:20 @ Ata iu lutën të rrinte me ta më gjatë, por ai nuk pranoi;
alb@Acts:18:21 @ por u nda prej tyre duke thënë: ``Më duhet gjithsesi ta kaloj festën e ardhshme në Jeruzalem, por, në dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju``. Dhe u nis nga Efesi nëpër det.
alb@Acts:18:22 @ Si zbarkoi në Cezari, u ngjit në Jeruzalem, dhe si u përshëndet me kishën, zbriti në Antioki.
alb@Acts:18:23 @ Dhe, mbasi qëndroi atje pak kohë, u nis dhe përshkoi me radhë rrethinat e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë dishepujt.
alb@Acts:18:24 @ Por një Jude, me emër Apollo, lindur në Aleksandri, njeri orator dhe njohës i Shkrimit, arriti në Efes.
alb@Acts:18:25 @ Ai ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe, i zjarrtë në frymë, fliste dhe mësonte me zell gjërat e Zotit, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.
alb@Acts:18:26 @ Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.
alb@Acts:18:27 @ Pastaj, mbasi ai donte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër dhe u shkruan dishepujve që ta prisnin. Mbasi arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata që kishin besuar me anë të hirit.
alb@Acts:18:28 @ Ai në fakt, i kundërshtonte botërisht me forcë të madhe Judenjtë, duke treguar me anë të Shkrimeve se Jezusi është Krishti.
Close Tab