alb@Acts:6:1 @ Por në ato ditë, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi një murmuritje nga ana e Helenistëve kundër Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore në shërbimin e përditshëm.
alb@Acts:6:2 @ Atëherë të dymbëdhjetët, pasi mblodhën numrin e madh të dishepujve, thanë: ``Nuk është mirë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shërbyer nëpër tryeza.
alb@Acts:6:3 @ Prandaj, vëllezër, kërkoni midis jush shtatë burra, me dëshmi të mirë, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe me urtësi, të cilëve do t`ua besojmë këtë detyrë.
alb@Acts:6:4 @ Kurse ne do të vazhdojmë t`i kushtohemi lutjes dhe shërbesës së fjalës``.
alb@Acts:6:5 @ Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, një prozelit nga Antiokia.
alb@Acts:6:6 @ I paraqitën pastaj përpara apostujve, të cilët, mbasi u lutën, vunë duart mbi ta.
alb@Acts:6:7 @ Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem, edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.
alb@Acts:6:8 @ Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha nëpër popull.
alb@Acts:6:9 @ Dhe disa nga sinagoga, që quhej e Libertinëve, të Kirenarëve, të Aleksandrinëve dhe të atyre të Kilikisë dhe të Azisë u ngritën që të grindeshin me Stefanin;
alb@Acts:6:10 @ por nuk mund t`i bënin ballë urtësisë dhe frymës me anë të së cilës ai fliste.
alb@Acts:6:11 @ Atëherë nxitën disa njerëz të thoshnin: ``Ne e kemi dëgjuar duke folur fjalë blasfemie kundër Moisiut dhe kundër Perëndisë``.
alb@Acts:6:12 @ Edhe e ngacmuan popullin, pleqtë dhe skribët; dhe, iu sulën, e kapën dhe e çuan te sinedri.
alb@Acts:6:13 @ Pastaj paraqitën dëshmitarë të rremë që thoshnin: ``Ky njeri nuk pushon së foluri fjalë blasfemie kundër këtij vendi të shenjtë dhe kundër ligjit.
alb@Acts:6:14 @ E kemi dëgjuar, në fakt, duke thënë se ky Jezusi, Nazareasi, do ta rrënojë këtë vend dhe do të ndryshojë ritet që na ka dhënë Moisiu``
alb@Acts:6:15 @ Dhe të gjithë ata që rrinin në sinedër i ngulën sytë në të, dhe panë fytyrën e tij posi fytyra e një engjëlli.
Close Tab