alb@Exodus:20:1 @ Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:
alb@Exodus:20:2 @ "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
alb@Exodus:20:3 @ Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
alb@Exodus:20:4 @ Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
alb@Exodus:20:5 @ Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t`i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
alb@Exodus:20:6 @ dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
alb@Exodus:20:7 @ Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
alb@Exodus:20:8 @ Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.
alb@Exodus:20:9 @ Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;
alb@Exodus:20:10 @ por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;
alb@Exodus:20:11 @ sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
alb@Exodus:20:12 @ Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep
alb@Exodus:20:13 @ Nuk do të vrasësh.
alb@Exodus:20:14 @ Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
alb@Exodus:20:15 @ Nuk do të vjedhësh.
alb@Exodus:20:16 @ Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
alb@Exodus:20:17 @ Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".
alb@Exodus:20:18 @ Tani tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë dhe shihte shkreptimat dhe malin që nxirrte tym. Para kësaj pamjeje, populli dridhej dhe qëndronte larg.
alb@Exodus:20:19 @ Prandaj ata i thanë Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim".
alb@Exodus:20:20 @ Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t`ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".
alb@Exodus:20:21 @ Populli, pra, qëndronte larg, por Moisiu iu afrua errësirës së dendur ku ndodhej Perëndia.
alb@Exodus:20:22 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Do t`u thuash kështu bijve të Izraelit: "Ju vetë e patë që kam folur me ju nga qielli.
alb@Exodus:20:23 @ Nuk do të bëni perëndi të tjera afër meje; nuk do të bëni perëndi prej argjendi ose prej ari.
alb@Exodus:20:24 @ Do të bësh për mua një altar prej dheu dhe mbi të do të ofrosh olokaustet e tua, flitë e tua të falënderimit, delet dhe qetë e tua; në çdo vend ku do të bëj që emri im të kujtohet, do të vij te ti dhe do të të bekoj.
alb@Exodus:20:25 @ Dhe në rast se do të ndërtosh për mua një altar me gurë, nuk do ta ndërtosh me gurë të latuar; sepse duke ngritur mbi to daltën do t`i ndotësh.
alb@Exodus:20:26 @ Dhe nuk do të ngjitesh në altarin tim me anë shkallaresh, me qëllim që mbi të të mos zbulohet lakuriqësia jote"".
Close Tab