alb@Job:4:1 @ Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
alb@Job:4:2 @ "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t`i ndalë fjalët?
alb@Job:4:3 @ Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura;
alb@Job:4:4 @ fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.
alb@Job:4:5 @ Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.
alb@Job:4:6 @ Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?
alb@Job:4:7 @ Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm?
alb@Job:4:8 @ Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.
alb@Job:4:9 @ Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.
alb@Job:4:10 @ Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer
alb@Job:4:11 @ Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.
alb@Job:4:12 @ Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.
alb@Job:4:13 @ Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit,
alb@Job:4:14 @ më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.
alb@Job:4:15 @ Një frymë më kaloi përpara, dhe m`u ngritën përpjetë qimet e trupit.
alb@Job:4:16 @ Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte:
alb@Job:4:17 @ "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?
alb@Job:4:18 @ Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;
alb@Job:4:19 @ aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.
alb@Job:4:20 @ Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.
alb@Job:4:21 @ Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".
Close Tab