alb@John:11:1 @ Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.
alb@John:11:2 @ Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.
alb@John:11:3 @ Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: ``Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë``.
alb@John:11:4 @ Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: ``Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë``.
alb@John:11:5 @ Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin.
alb@John:11:6 @ Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte.
alb@John:11:7 @ Pastaj u tha dishepujve: ``Të kthehemi përsëri në Jude``.
alb@John:11:8 @ Dishepujt i thanë: ``Mësues, pak më parë Judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë dhe ti po shkon përsëri atje?``.
alb@John:11:9 @ Jezusi u përgjigj: ``Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës? Kur dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote,
alb@John:11:10 @ por nëse dikush ecën natën, pengohet, sepse drita nuk është në të``.
alb@John:11:11 @ Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: ``Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj``
alb@John:11:12 @ Atëherë dishepujt e tij thanë: ``Zot, po të flejë, do të shpëtojë``.
alb@John:11:13 @ Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.
alb@John:11:14 @ Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: ``Llazari ka vdekur.
alb@John:11:15 @ Edhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai``.
alb@John:11:16 @ Atëherë Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkëdishepujve: ``Të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të``.
alb@John:11:17 @ Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Llazari ishte që prej katër ditësh në varr.
alb@John:11:18 @ Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.
alb@John:11:19 @ Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t`i ngushëlluar për vëllanë e tyre.
alb@John:11:20 @ Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.
alb@John:11:21 @ Marta i tha Jezusit: ``Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,
alb@John:11:22 @ por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t`i japë``.
alb@John:11:23 @ Jezusi i tha: ``Yt vëlla do të ringjallet``.
alb@John:11:24 @ Marta i tha: ``E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit``.
alb@John:11:25 @ Jezusi i tha: ``Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.
alb@John:11:26 @ Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?``.
alb@John:11:27 @ Ajo i tha: ``Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë``
alb@John:11:28 @ Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: ``Mësuesi është këtu dhe po të thërret``.
alb@John:11:29 @ Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.
alb@John:11:30 @ Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.
alb@John:11:31 @ Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: ``Ajo po shkon te varri për të qarë aty``.
alb@John:11:32 @ Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: ``Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur``.
alb@John:11:33 @ Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,
alb@John:11:34 @ dhe tha: ``Ku e keni vënë?``. Ata i thanë: ``Zot, eja e shih!``.
alb@John:11:35 @ Jezusi qau.
alb@John:11:36 @ Atëherë Judenjtë thanë: ``Shih, sa e donte!``.
alb@John:11:37 @ Por disa nga ata thanë: ``Ky, që i hapi sytë të verbërit, s`mund të bënte që ky të mos vdiste?".
alb@John:11:38 @ Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.
alb@John:11:39 @ Jezusi tha: ``Hiqni gurin!``. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ``Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh``.
alb@John:11:40 @ Jezusi i tha: ``A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?``.
alb@John:11:41 @ Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ``O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.
alb@John:11:42 @ Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar``.
alb@John:11:43 @ Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ``Llazar, eja jashtë!``.
alb@John:11:44 @ Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ``Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!``.
alb@John:11:45 @ Atëherë shumë nga Judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.
alb@John:11:46 @ Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç`kishte bërë Jezusi.
alb@John:11:47 @ Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: ``Ç`të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja.
alb@John:11:48 @ Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë``.
alb@John:11:49 @ Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ``Ju nuk kuptoni asgjë;
alb@John:11:50 @ dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi``.
alb@John:11:51 @ Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,
alb@John:11:52 @ dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t`i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.
alb@John:11:53 @ Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.
alb@John:11:54 @ Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptasi midis Judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës, në një qytet që quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.
alb@John:11:55 @ Dhe Pashka e Judenjve ishte afër dhe shumë veta nga ajo krahinë u ngjitën në Jeruzalem përpara Pashkës për t`u pastruar.
alb@John:11:56 @ E kërkonin, pra, Jezusin dhe, duke qëndruar në tempull, thoshnin në mes tyre: ``Si ju duket juve? A do të vijë ai për festë?``.
alb@John:11:57 @ Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, të sinjalizonte që ta kapnin.
Close Tab