alb@Psalms:48:1 @ I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
alb@Psalms:48:2 @ I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.
alb@Psalms:48:3 @ Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.
alb@Psalms:48:4 @ Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,
alb@Psalms:48:5 @ por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.
alb@Psalms:48:6 @ Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,
alb@Psalms:48:7 @ në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.
alb@Psalms:48:8 @ Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
alb@Psalms:48:9 @ Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
alb@Psalms:48:10 @ Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
alb@Psalms:48:11 @ Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.
alb@Psalms:48:12 @ I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,
alb@Psalms:48:13 @ këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t`ia tregoni brezave që do të vijnë.
alb@Psalms:48:14 @ Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
Close Tab