alb@Acts:21:27 @ Por, kur po mbusheshin shtatë ditët, Judenjtë e Azisë, duke e parë në tempull, e nxitën turmën dhe vunë duart mbi të,
alb@Acts:21:28 @ duke bërtitur: ``O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai njeri që u mëson të gjithëve dhe kudo kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër këtij vendi; përveç kësaj ai i ka sjellë Grekët në tempull dhe e ka ndotur këtë vend të shenjtë``.
alb@Acts:21:29 @ Sepse ata kishin parë më përpara Trofimin nga Efesi bashkë me Palin në qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellë në tempull.
alb@Acts:21:30 @ Dhe gjithë qyteti ziente, dhe u mblodhën njerëzit; dhe, si e kapën Palin, e nxorrën jashtë tempullit dhe dyert u mby-llën menjëherë.
alb@Acts:21:31 @ Dhe, ndërsa kërkonin ta vrisnin, tribunit të kohortës i shkoi lajmi se gjithë Jeruzalemi ishte turbulluar.
alb@Acts:21:32 @ Ai mori menjëherë ushtarë dhe centurionë dhe u sul kundër tyre. Dhe këta, kur panë tribunin dhe ushtarët, pushuan së rrahuri Palin.
alb@Acts:21:33 @ Atëherë tribuni u afrua, e zuri dhe urdhëroi që ta lidhnin me dy zinxhirë, pastaj pyeti cili ishte dhe ç`kishte bërë.
alb@Acts:21:34 @ Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.
alb@Acts:21:35 @ Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,
alb@Acts:21:36 @ sepse masa e popullit vinte pas duke bërtitur: ``Vdekje!``.
alb@Acts:21:37 @ Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: ``A më lejohet të them diçka?``. Ai u përgjigj: ``A di greqisht?
alb@Acts:21:38 @ Mos je vallë ai Egjiptasi që disa ditë më parë ngriti krye dhe nxori në shkretëtirë katër mijë gjakësorë?``.
alb@Acts:21:39 @ Dhe Pali tha: ``Unë jam një Jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s`është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t`i flas popullit``.
alb@Acts:21:40 @ Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qëndruar në këmbë mbi shkallarët, i bëri shenjë me dorë popullit. Dhe, si u bë heshtje e madhe, i foli në gjuhën hebraike, duke thënë:
Close Tab