Matthew:1




sf_alban@Matthew:1:1 @ Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.

sf_alban@Matthew:1:2 @ Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.

sf_alban@Matthew:1:3 @ Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;

sf_alban@Matthew:1:4 @ Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni.

sf_alban@Matthew:1:5 @ Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu.

sf_alban@Matthew:1:6 @ Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias.

sf_alban@Matthew:1:7 @ Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.

sf_alban@Matthew:1:8 @ Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.

sf_alban@Matthew:1:9 @ Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.

sf_alban@Matthew:1:10 @ Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.

sf_alban@Matthew:1:11 @ Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.

sf_alban@Matthew:1:12 @ Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.

sf_alban@Matthew:1:13 @ Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.

sf_alban@Matthew:1:14 @ Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.

sf_alban@Matthew:1:15 @ Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.

sf_alban@Matthew:1:16 @ Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.

sf_alban@Matthew:1:17 @ Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.

sf_alban@Matthew:1:18 @ Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.

sf_alban@Matthew:1:19 @ Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.

sf_alban@Matthew:1:20 @ Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.

sf_alban@Matthew:1:21 @ Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre''.

sf_alban@Matthew:1:22 @ E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:

sf_alban@Matthew:1:23 @ ''Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t'i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"''.

sf_alban@Matthew:1:24 @ Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;

sf_alban@Matthew:1:25 @ por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew] [Matthew:1] [Matthew:2] [Discuss] Tag Matthew:1 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: