2Samuel:1:17-27




alb@2Samuel:1:17 @ Pas kësaj Davidi tha: "Gjaku yt rëntë mbi kokën tënde, sepse me gojën tënde ke dëshmuar kundër vetes sate, duke thënë: "Unë kam vrarë të vajosurin e Zotit"".

alb@2Samuel:1:18 @ Atëherë Davidi ia mori këtij vajtimi për Saulin dhe Jonatanin, birin e tij,

alb@2Samuel:1:19 @ dhe urdhëroi t`u mësonin bijve të Judës këngën e harkut. Ja, ajo gjendet e shkruar në librin e të Drejtit.

alb@2Samuel:1:20 @ "Madhështia e Izraelit qëndron e vrarë në lartësitë e tua! Si është e mundur që ranë trimat?

alb@2Samuel:1:21 @ Mos ia njoftoni Gathit, mos e bëni të ditur nëpër rrugët e Ashkalonit, që të mos gëzohen bijat e Filistejve, që të mos ngazëllohen bijat e të parrethprerëve.

alb@2Samuel:1:22 @ O male të Gilboas, mos rëntë më as vesa as shiu mbi ju, mos pastë as fusha ofertash; sepse aty u hodh mburoja e trimave, mburoja e Saulit, sikur ky të mos ishte i vajosur.

alb@2Samuel:1:23 @ Nga gjaku i të vrarëve, nga dhjami i trimave, harku i Jonatanit nuk u tërhoq kurrë dhe shpata e Saulit nuk u vërtit kurrë bosh.

alb@2Samuel:1:24 @ Sauli dhe Jonatani; aq të dashur dhe të përzemërt në jetë, nuk u ndanë në vdekjen e tyre. Ishin më të shpejtë se shqiponjat, më të fortë se luanët.

alb@2Samuel:1:25 @ Bija të Izraelit, vajtoni Saulin që ju vishte në luks me rroba flakë të kuqe, që i zbukuronte me ar veshjet tuaja.

alb@2Samuel:1:26 @ Vallë, si ranë trimat në mes të betejës, si u vra Jonathani në lartësitë e tua?

alb@2Samuel:1:27 @ Unë jam në ankth për ty, o vëllai im Jonatan; ti ishe shumë i dashur për mua, dashuria jote për mua ishte më e mrekullueshme se dashuria e grave.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: