Acts:13:13-52




alb@Acts:13:13 @ Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.

alb@Acts:13:14 @ Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.

alb@Acts:13:15 @ Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t`u thënë: ``Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni``

alb@Acts:13:16 @ Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: ``Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!

alb@Acts:13:17 @ Perëndia e këtij populli të Izraelit i zgjodhi etërit tanë, dhe e bëri të madh popullin gjatë qëndrimit në vendin e Egjiptit; pastaj, me krahë të fuqishëm, e nxori që andej.

alb@Acts:13:18 @ Dhe për afro dyzet vjet i duroi në shkretëtirë.

alb@Acts:13:19 @ Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.

alb@Acts:13:20 @ Dhe pastaj, për afro katërqind e pesëdhjetë vjet, u dha Gjyqtarë deri te profeti Samuel.

alb@Acts:13:21 @ Më pas ata kërkuan një mbret; dhe Perëndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, një burrë nga fisi i Beniaminit, për dyzet vjet.

alb@Acts:13:22 @ Pastaj Perëndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, për të cilin dha dëshmi duke thënë: "Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të zbatojë të gjitha vullnetet e mia".

alb@Acts:13:23 @ Prej farës së këtij Perëndia, sipas premtimit të vet, i ka ngjallur Izraelit Shpëtimtarin Jezus.

alb@Acts:13:24 @ Para ardhjes së tij, Gjoni predikoi një pagëzim pendimi për gjithë popullin e Izraelit.

alb@Acts:13:25 @ Dhe, kur Gjoni po e përfundonte misionin e tij, tha: "Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam Krishti; por ja, pas meje vjen një, të cilit unë nuk jam i denjë t`i zgjidh sandalet e këmbëve".

alb@Acts:13:26 @ Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.

alb@Acts:13:27 @ Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur Këtëjezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.

alb@Acts:13:28 @ Dhe, ndonëse nuk i gjetën asnjë faj që të meritonte vdekjen, i kërkuan Pilatit që ai të vritet.

alb@Acts:13:29 @ Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.

alb@Acts:13:30 @ Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;

alb@Acts:13:31 @ dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.

alb@Acts:13:32 @ Dhe ne po ju shpallim lajmin e mirë të premtimit që u qe bërë etërve,

alb@Acts:13:33 @ duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: "Ti je Biri im, sot më linde".

alb@Acts:13:34 @ Dhe mbasi e ka ringjallur prej të vdekurve për të mos e kthyer në kalbje, ai ka thënë kështu: "Unë do t`ju jap premtimet e sigurta të bëra Davidit".

alb@Acts:13:35 @ Për këtë ai thotë edhe në një psalm tjetër: "Ti nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje".

alb@Acts:13:36 @ Sepse Davidi, mbasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me etërit e vet dhe pa kalbje,

alb@Acts:13:37 @ por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.

alb@Acts:13:38 @ Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,

alb@Acts:13:39 @ dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.

alb@Acts:13:40 @ Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët:

alb@Acts:13:41 @ "Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër, të cilën ju nuk do ta besonit, po t`jua tregonte dikush"``.

alb@Acts:13:42 @ Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t`u flisnin përsëri për këto gjëra.

alb@Acts:13:43 @ Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.

alb@Acts:13:44 @ Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.

alb@Acts:13:45 @ Por Judenjtë, duke parë turmën, u mbushën me smirë dhe u kundërviheshin thënieve të Palit, duke kundërshtuar dhe duke blasfemuar.

alb@Acts:13:46 @ Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: ``Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t`ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve.

alb@Acts:13:47 @ Sepse kështu na ka urdhëruar Zoti: "Unë të vura si dritë të johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut"``.

alb@Acts:13:48 @ Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.

alb@Acts:13:49 @ Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.

alb@Acts:13:50 @ Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.

alb@Acts:13:51 @ Atëherë ata, mbasi shkundën pluhurin e këmbëve të tyre kundër tyre, shkuan në Ikon.

alb@Acts:13:52 @ Dhe dishepujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: