pBiblx2 Field Wise - User Settings



Acts:15:1-35




alb@Acts:15:1 @ Dhe disa, që zbritën nga Judeja, mësonin vëllezërit: ``Nëse nuk jeni rrethprerë sipas ritit të Moisiut, nuk mund të shpëtoheni``.

alb@Acts:15:2 @ Duke qenë se u bë një grindje jo e vogël dhe një diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabës me ata, u dha urdhër që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata të ngjiten në Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtë për këtë çështje.

alb@Acts:15:3 @ Ata, pra, si u përcollën nga kisha, kaluan nëpër Feniki dhe Samari, duke treguar kthimin e johebrenjve dhe duke u sjellë gëzim të madh mbarë vëllezërve.

alb@Acts:15:4 @ Kur arritën në Jeruzalem, u pritën nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqtë dhe treguan për gjërat e mëdha që Perëndia kishte bërë me anën e tyre.

alb@Acts:15:5 @ Por u ngritën disa nga sekti i farisenjve, që kishin besuar dhe thanë: ``Duhen rrethprerë johebrenjtë dhe të urdhërohen të zbatojnë ligjin e Moisiut``.

alb@Acts:15:6 @ Atëherë apostujt dhe pleqtë u mblodhën për ta shqyrtuar këtë problem.

alb@Acts:15:7 @ Dhe duke qenë se lindi një diskutim i madh, Pjetri u çua në këmbë dhe u tha atyre: ``Vëllezër, ju e dini se që në kohët e para Perëndia midis nesh më zgjodhi mua, që me anë të gojës sime johebrenjtë të dëgjojnë fjalën e ungjillit dhe të besojnë.

alb@Acts:15:8 @ Perëndia, që i njeh zemrat, u ka dhënë atyre dëshmi, duke u dhënë Frymën e Shenjtë, sikurse edhe neve;

alb@Acts:15:9 @ dhe ai nuk bëri asnjë dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me anë të besimit.

alb@Acts:15:10 @ Tani, pra, pse e tundoni Perëndinë, duke u vënë mbi qafën e dishepujve një zgjedhë që as etërit tanë e as ne nuk mund ta mbajmë?

alb@Acts:15:11 @ Po ne besojmë se do të shpëtohemi me anë të hirit të Zotit Jezu Krishtit, dhe në të njëjtën mënyrë edhe ata``.

alb@Acts:15:12 @ Atëherë e gjithë turma heshti, dhe rrinte e dëgjonte Barnabën dhe Palin, që tregonin ç`shenja e mrekulli kishte bërë Perëndia me anë të tyre ndër johebrenj.

alb@Acts:15:13 @ Dhe si heshtën ata, Jakobi e mori fjalën dhe tha: ``Vëllezër, më dëgjoni!

alb@Acts:15:14 @ Simoni ka treguar si i ka vizituar për herë të parë Perëndia johebrenjtë, që të zgjedhë nga ata një popull për emrin e tij.

alb@Acts:15:15 @ Me këtë gjë pajtohen fjalët e profetëve, sikundër është shkruar:

alb@Acts:15:16 @ "Pas këtyre gjerave, unë do të kthehem dhe do ta rindërtoj tabernakullin e Davidit që është rrëzuar, do t`i restauroj gërmadhat e tij dhe do ta ngre përsëri më këmbë,

alb@Acts:15:17 @ që mbetja e njerëzve dhe të gjitha johebrenjtë mbi të cilat thirret emri im, të kërkojnë Zotin, thotë Zoti që i bën të gjitha këto".

alb@Acts:15:18 @ Prej kohësh janë të njohura te Perëndia të gjitha veprat e tij.

alb@Acts:15:19 @ Prandaj unë gjykoj që të mos i bezdisim ata nga johebrenjtë që kthehen te Perëndia,

alb@Acts:15:20 @ por t`u shkruhet atyre që të heqin dorë nga ndotjet e idhujve, nga kurvëria, nga gjërat e mbytura dhe nga gjaku.

alb@Acts:15:21 @ Sepse Moisiu që nga kohët e lashta ka njerëz të cilët në çdo qytet e predikojnë atë, duke qënë i lexuar çdo të shtunë në sinagoga``.

alb@Acts:15:22 @ Atëherë iu duk e mirë apostujve dhe pleqve me gjithë kishën të dërgojnë në Antioki, me Palin dhe Barnabën, disa njerëz të zgjedhur nga ata: Judën, mbiquajtur Barsaba, dhe Silën, njerëz me autoritet ndër vëllezërit,

alb@Acts:15:23 @ me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: ``Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje.

alb@Acts:15:24 @ Duke qenë se morëm vesh se disa që erdhën prej nesh, por të cilëve ne nuk u kishim dhënë asnjë porosi, ju kanë shqetësuar me fjalë duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thënë se ju duhet të rrethpriteni dhe të zbatoni ligjin,

alb@Acts:15:25 @ na u duk e mirë neve, të mbledhur tok me një zemër, të zgjedhim disa njerëz dhe t`i dërgojmë bashkë me të dashurit tanë Barnaba dhe Pal,

alb@Acts:15:26 @ njerëz që kanë përkushtuar jetën e tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit.

alb@Acts:15:27 @ Kemi dërguar, pra, Judën dhe Silën; edhe ata do t`ju tregojnë me gojë të njëjtat gjëra.

alb@Acts:15:28 @ Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme:

alb@Acts:15:29 @ që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë``.

alb@Acts:15:30 @ Ata, pra, mbasi u ndanë, zbritën në Antiokia dhe, si mblodhën kuvendin, e dorëzuan letrën.

alb@Acts:15:31 @ Dhe ata, mbasi e lexuan, u gëzuan për ngushëllimin.

alb@Acts:15:32 @ Dhe Juda e Sila, që ishin edhe ata profetë, me shumë fjalë i nxitën vëllezërit dhe i forcuan.

alb@Acts:15:33 @ Mbasi ndenjën atje ca kohë, u dërguan prapë me paqtim nga vëllezërit tek apostujt.

alb@Acts:15:34 @ Por Silës iu duk mirë të mbetej aty.

alb@Acts:15:35 @ Edhe Pali e Barnaba qëndruan në Antioki, duke mësuar dhe duke shpallur me shumë të tjerë fjalën e Zotit.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: