Deuteronomy:32:48-34:12




alb@Deuteronomy:32:48 @ Po atë ditë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Deuteronomy:32:49 @ "Ngjitu mbi malin e Abarimëve, mbi malin e Nebos, që ndodhet në vendin e Moabit, në bregun e kundërt të Jerikos, dhe vështro vendin e Kanaanit, që unë ju jap bijve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:32:50 @ Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,

alb@Deuteronomy:32:51 @ sepse u treguat të pabesë me mua në mes të bijve të Izraelit, në ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Tsinit, dhe sepse nuk më shenjtëruat në mes të bijve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:32:52 @ Ti do ta shikosh vendin para teje, por atje, në vendin që unë ju jap bijve të Izraelit, ti nuk ke për të hyrë".

alb@Deuteronomy:33:1 @ Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste.

alb@Deuteronomy:33:2 @ Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.

alb@Deuteronomy:33:3 @ Me siguri ai i do popujt; të gjithë shenjtorët e tij janë në duart e tua; ata janë ulur në këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.

alb@Deuteronomy:33:4 @ Moisiu na ka urdhëruar një ligj, një trashëgimi të asamblesë së Jakobit.

alb@Deuteronomy:33:5 @ Ai ka qenë mbret në Jeshuruni, kur mblidheshin krerët e popullit, tërë fiset e Izraelit tok.

alb@Deuteronomy:33:6 @ Rroftë Rubeni dhe mos vdektë; por njerëzit e tij mbetshin pak".

alb@Deuteronomy:33:7 @ Judës përkundrazi i tha këto: "Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve të tij.

alb@Deuteronomy:33:8 @ Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.

alb@Deuteronomy:33:9 @ Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.

alb@Deuteronomy:33:10 @ Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.

alb@Deuteronomy:33:11 @ O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më".

alb@Deuteronomy:33:12 @ Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij".

alb@Deuteronomy:33:13 @ Përsa i përket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,

alb@Deuteronomy:33:14 @ me frytet e çmuara të diellit, me prodhimet e çmuara të çdo muaji,

alb@Deuteronomy:33:15 @ me prodhimet më të mira të maleve të lashta, me dhuratat e çmuara të kodrave të përjetshme,

alb@Deuteronomy:33:16 @ me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!

alb@Deuteronomy:33:17 @ Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".

alb@Deuteronomy:33:18 @ Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!

alb@Deuteronomy:33:19 @ Ata do të thërrasin popujt në mal dhe aty do të ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do të thithin bollëkun e detrave dhe thesaret e fshehura në rërë".

alb@Deuteronomy:33:20 @ Përsa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.

alb@Deuteronomy:33:21 @ Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".

alb@Deuteronomy:33:22 @ Përsa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani".

alb@Deuteronomy:33:23 @ Përsa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".

alb@Deuteronomy:33:24 @ Përsa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.

alb@Deuteronomy:33:25 @ Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.

alb@Deuteronomy:33:26 @ Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejtë në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.

alb@Deuteronomy:33:27 @ Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!".

alb@Deuteronomy:33:28 @ Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurtë, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë.

alb@Deuteronomy:33:29 @ Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".

alb@Deuteronomy:34:1 @ Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në Malin Nebo, në majën e Pisgahut, që ndodhet në bregun e kundërt të Jerikos. Dhe Zoti i tregoi tërë vendin e Galaadit deri në Dan,

alb@Deuteronomy:34:2 @ tërë Naftalin, vendin e Efraimit dhe të Manasit, tërë vendin e Judës deri në detin perëndimor,

alb@Deuteronomy:34:3 @ Negevin dhe fushën e luginës të Jerikos, qytet i palmave, deri në Tsoar.

alb@Deuteronomy:34:4 @ Zoti tha: "Ky është vendi që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: "Unë do t`ua jap pasardhësve tuaj". Ti e pe me sytë e tua, por nuk do të hysh në të!".

alb@Deuteronomy:34:5 @ Kështu Moisiu, shërbëtori i Zoit, vdiq aty, në vendin e Moabit, simbas fjalës së Zotit.

alb@Deuteronomy:34:6 @ Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.

alb@Deuteronomy:34:7 @ Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar dhe fuqia e tij nuk i qe mpakur.

alb@Deuteronomy:34:8 @ Bijtë e Izraelit e qanë në fushat e Moabit tridhjetë ditë; pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun morën fund.

alb@Deuteronomy:34:9 @ Atëherë Jozueu, bir i Nunit, u mbush me frymën e diturisë, sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të; kështu bijtë e Izraelit iu bindën atij dhe vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Moisiun Zoti.

alb@Deuteronomy:34:10 @ Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy,

alb@Deuteronomy:34:11 @ në të gjitha shenjat dhe mrekullitë që Zoti e dërgoi të bënte në vendin e Egjiptit para Faraonit, para tërë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit të tij,

alb@Deuteronomy:34:12 @ në të gjithë madhështinë e fuqisë dhe në të gjitha gjërat e mëdha dhe të tmerrshme që Moisiu kreu përpara syve të të gjithë Izraelit.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: