[pBiblx2]
Home
alb
Chap
OT
NT
INDX
?
Help

Gen
Exo
Lev
Num
Deu
Jos
Jud
Rut
1Sam
2Sam
1Ki
2Ki
1Ch
2Ch
Ezr
Neh
Est
Job
Psa
Pro
Ecc
Son
Isa
Jer
Lam
Eze
Dan
Hos
Amo
Oba
Jon
Mic
Nah
Hab
Zep
Hag
Zac
Mal
TOP

Mat
Mar
Luk
Joh
Act
Rom
1Co
2Ch
Gal
Eph
Phi
Col
1Th
2Th
1Ti
2Ti
Tit
Ph
Heb
Jam
1Pe
2Pe
1Jo
2Jo
3Jo
Jud
Rev
TOP

KJV
NKJV
RSV
ALL
TOP

AAA
BBB
CCC
DDD
EEE
FFF
GGG
HHH
III
JJJ
KKK
LLL
MMM
NNN
OOO
PPP
QQQ
RRR
SSS
TTT
UUU
VVV
WWW
XXX
YYY
ZZZ

TOP

alb Deuteronomy:9:7-10:11




alb@Deuteronomy:9:7 @ Kujtohu dhe mos harro si e ke provokuar zemërimin e Zotit, Perëndisë tënd, në shkretëtirë. Prej ditës që keni dalë nga vendi i Egjiptit, deri në arritjen në këtë vend, keni mbajtur një qëndrim prej rebeli, ndaj Zotit.

alb@Deuteronomy:9:8 @ Edhe në Horeb provokuat zemërimin e Zotit; dhe Zoti u zemërua kundër jush aq sa donte t`ju shkatërronte.

alb@Deuteronomy:9:9 @ Kur u ngjita në mal për të marrë pllakat prej guri, pllakat e besëlidhjes që Zoti kishte lidhur me ju, unë mbeta në mal dyzet ditë dhe dyzet net, pa ngrënë bukë dhe pa pirë ujë,

alb@Deuteronomy:9:10 @ dhe Zoti më dha dy pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë, mbi të cilat ishin tërë fjalët që Zoti ju kishte thënë në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë.

alb@Deuteronomy:9:11 @ Dhe pas dyzet ditëve dhe dyzet netve Zoti më dha dy pllaka prej guri, pllakat e besëlidhjes.

alb@Deuteronomy:9:12 @ Pastaj Zoti më tha: "Çohu, zbrit me të shpejtë që këtej, sepse populli yt që ti nxore nga Egjipti është shthurur; kanë devijuar shpejt nga rruga që unë u kisha urdhëruar atyre të ndiqnin dhe kanë krijuar një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë".

alb@Deuteronomy:9:13 @ Zoti më foli akoma, duke thënë: "Unë e pashë këtë popull; ja ai është një popull kokëfortë;

alb@Deuteronomy:9:14 @ lë që ta shkatërroj dhe të fshij emrin e tij nën qiejt, dhe do të të bëj ty një komb më të fuqishëm dhe më të madh se ai".

alb@Deuteronomy:9:15 @ Kështu u ktheva dhe zbrita nga mali, ndërsa mali digjej nga zjarri; dhe dy pllakat e besëlidhjes ishin në duart e mia.

alb@Deuteronomy:9:16 @ Shikova, dhe ja, ju kishit mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kishit bërë një viç prej metali të shkrirë. Kishit lënë shumë shpejt rrugën që Zoti ju kishte urdhëruar të ndiqnit.

alb@Deuteronomy:9:17 @ Atëherë i kapa dy pllakat, i flaka me duart e mia dhe i copëtova para syve tuaja.

alb@Deuteronomy:9:18 @ Pastaj u shtriva përpara Zotit, si herën e parë, dyzet ditë dhe dyzet net me radhë; nuk hëngra bukë as piva ujë për shkak të mëkateve që kishit kryer, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, për të provokuar zemërimin e tij.

alb@Deuteronomy:9:19 @ Sepse unë kisha frikë nga zemërimi dhe nga tërbimi me të cilët Zoti ishte ndezur kundër jush, aq sa dëshëronte shkatërrimin tuaj. Por Zoti edhe këtë herë më dëgjoi.

alb@Deuteronomy:9:20 @ Dhe Zoti u zemërua shumë gjithashtu kundër Aaronit, aq sa donte ta shkatërronte atë; kështu atë herë unë u luta edhe për Aaronin

alb@Deuteronomy:9:21 @ Pastaj mora objektin e mëkatit tuaj, viçin që kishit bërë, e dogja në zjarr, e copëtova dhe e thërmova në copa shumë të vogla, deri sa e katandisa në pluhur të hollë, dhe e hodha pluhurin në përruan që zbret nga mali.

alb@Deuteronomy:9:22 @ Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit.

alb@Deuteronomy:9:23 @ Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: "Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë", ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij.

alb@Deuteronomy:9:24 @ U bëtë rebelë kundër Zotit, qysh nga dita që ju kam njohur.

alb@Deuteronomy:9:25 @ Kështu mbeta përmbys para Zotit dyzet ditë dhe dyzet net; dhe e bëra këtë sepse Zoti kishte thënë se donte t`ju shkatërronte.

alb@Deuteronomy:9:26 @ Dhe iu luta Zotit, dhe i thashë: "O Zot, o Zot, mos e shkatërro popullin tënd dhe trashëgiminë tënde, që i ke çliruar me madhështinë tënde, qi i nxore nga Egjipti me një dorë të fuqishme.

alb@Deuteronomy:9:27 @ Kujto shërbëtorët e tu: Abrahamin, Isakun dhe Jakobin; mos shiko kokëfortësinë e këtij populli, ligësinë ose mëkatin e tij,

alb@Deuteronomy:9:28 @ me qëllim që vendi prej ku i nxore të mos thotë: Me qënë se Zoti nuk ishte në gjendje t`i fuste në tokën që u kishte premtuar dhe me qenë se i urrente, i nxori që të vdesin në shkretëtirë.

alb@Deuteronomy:9:29 @ Megjithatë ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, që ti nxore nga Egjipti me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë"".

alb@Deuteronomy:10:1 @ "Në atë kohë Zoti më tha: "Pre dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat dhe ngjitu tek unë në mal; bëj një arkë prej druri.

alb@Deuteronomy:10:2 @ Unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që ti copëtove, dhe ti do t`i vësh në arkë".

alb@Deuteronomy:10:3 @ Kështu bëra një arkë prej dru akacjeje dhe preva dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat; pastaj u ngjita në mal me dy pllakat në dorë.

alb@Deuteronomy:10:4 @ Dhe Zoti shkroi mbi pllakat atë që kishte shkruar herën e parë, domethënë dhjetë urdhërimet që Zoti kishte shpallur për ju në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Pastaj Zoti m`i dorëzoi mua.

alb@Deuteronomy:10:5 @ Atëherë u ktheva dhe zbrita nga mali; i vura pllakat në arkën që kisha bërë; dhe ato ndodhen aty, ashtu si më kishte urdhëruar Zoti.

alb@Deuteronomy:10:6 @ (Bijtë e Izraelit u nisën nga puset e bijve të Jakaanit në drejtim të Moserahut. Aty vdiq Aaroni dhe aty u varros; dhe Eleazari bir i tij, u bë prift në vend të tij.

alb@Deuteronomy:10:7 @ Që andej u nisën në drejtim të Gudgodahut dhe nga Gudgodahu për në Jotbathah, vendi me rrjedha ujore.

alb@Deuteronomy:10:8 @ Në atë kohë Zoti veçoi fisin e Levit për ta mbartur arkën e besëlidhjes së Zotit, për të qenë përpara Zotit dhe për t`i shërbyer, si dhe për të bekuar në emër të tij deri ditën e sotme.

alb@Deuteronomy:10:9 @ Prandaj Levi nuk ka pjesë, as trashëgimi me vëllezërit e tij; Zoti është trashëgimia e tij, ashtu si Zoti, Perëndia yt, u kishte premtuar)

alb@Deuteronomy:10:10 @ Unë mbeta në mal dyzet ditë e dyzet net me radhë si herën e parë; Zoti më dëgjoi edhe këtë herë dhe nuk pranoi të të shkatërrojë.

alb@Deuteronomy:10:11 @ Atëherë Zoti më tha: "Çohu, nis rrugën në krye të popullit, që ata të futen e të pushtojnë vendin që jam betuar t`u jap etërve të tyre".


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: