[pBiblx2]
Home
alb
Chap
OT
NT
INDX
?
Help

Gen
Exo
Lev
Num
Deu
Jos
Jud
Rut
1Sam
2Sam
1Ki
2Ki
1Ch
2Ch
Ezr
Neh
Est
Job
Psa
Pro
Ecc
Son
Isa
Jer
Lam
Eze
Dan
Hos
Amo
Oba
Jon
Mic
Nah
Hab
Zep
Hag
Zac
Mal
TOP

Mat
Mar
Luk
Joh
Act
Rom
1Co
2Ch
Gal
Eph
Phi
Col
1Th
2Th
1Ti
2Ti
Tit
Ph
Heb
Jam
1Pe
2Pe
1Jo
2Jo
3Jo
Jud
Rev
TOP

KJV
NKJV
RSV
ALL
TOP

AAA
BBB
CCC
DDD
EEE
FFF
GGG
HHH
III
JJJ
KKK
LLL
MMM
NNN
OOO
PPP
QQQ
RRR
SSS
TTT
UUU
VVV
WWW
XXX
YYY
ZZZ

TOP

alb Exodus:20:22-24:18




alb@Exodus:20:22 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Do t`u thuash kështu bijve të Izraelit: "Ju vetë e patë që kam folur me ju nga qielli.

alb@Exodus:20:23 @ Nuk do të bëni perëndi të tjera afër meje; nuk do të bëni perëndi prej argjendi ose prej ari.

alb@Exodus:20:24 @ Do të bësh për mua një altar prej dheu dhe mbi të do të ofrosh olokaustet e tua, flitë e tua të falënderimit, delet dhe qetë e tua; në çdo vend ku do të bëj që emri im të kujtohet, do të vij te ti dhe do të të bekoj.

alb@Exodus:20:25 @ Dhe në rast se do të ndërtosh për mua një altar me gurë, nuk do ta ndërtosh me gurë të latuar; sepse duke ngritur mbi to daltën do t`i ndotësh.

alb@Exodus:20:26 @ Dhe nuk do të ngjitesh në altarin tim me anë shkallaresh, me qëllim që mbi të të mos zbulohet lakuriqësia jote"".

alb@Exodus:21:1 @ "Tani këto janë ligjet që do t`u vësh para tyre:

alb@Exodus:21:2 @ Në rast se blen një skllav hebre, ai do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do të shkojë i lirë, pa paguar asgjë.

alb@Exodus:21:3 @ Në rast se ka ardhur vetëm, do të shkojë vetëm; po të kishte grua, e shoqja do të shkojë bashkë me të.

alb@Exodus:21:4 @ Në qoftë se zotëria e tij i jep grua dhe kjo i lind bij e bija, gruaja dhe fëmijët e saj do të jenë të zotërisë, dhe ai do të shkojë vetëm.

alb@Exodus:21:5 @ Por në qoftë se skllavi thotë haptazi: "Unë e dua zotërinë time, gruan time dhe fëmijët e mi, dhe nuk dua të shkoj i lirë",

alb@Exodus:21:6 @ atëherë pronari e tij do t`ia afrojë Perëndisë dhe do ta avitë te dera ose te shtalka; pastaj pronari e tij do t`i shpojë veshin me një fëndyell; dhe ai do t`i shërbejë për gjithnjë.

alb@Exodus:21:7 @ Në rast se dikush shet bijën e tij si shërbëtore, ajo nuk do të shkojë ashtu si shkojnë skllevërit.

alb@Exodus:21:8 @ Në qoftë se ajo nuk i pëlqen zotërisë së saj, që e kishte marrë për vete, ai do ta lërë të shpengohet; por nuk do të ketë të drejtën tua shesë njerëzve të huaj, sepse kjo do t`ishte ta trajtosh me mashtrim.

alb@Exodus:21:9 @ Dhe në qoftë se e marton me birin e tij, do ta trajtojë në bazë të së drejtës të të bijave.

alb@Exodus:21:10 @ Në rast se merr një grua tjetër, ai nuk do të pakësojë ushqimin dhe veshmbathjen e saj, as edhe bashkëbanimin e saj.

alb@Exodus:21:11 @ Në rast se nuk bën këto tri gjëra për të, ajo do të shkojë pa dhënë asgjë, pa paguar çmim.

alb@Exodus:21:12 @ Kush rreh një njeri dhe për këtë shkak ky vdes, do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:21:13 @ Në qoftë se nuk i ka ngritur kurrfarë prite, por Perëndia ka bërë që t`i bjerë në dorë, unë do të caktoj një vend ku ai mund të gjejë strehë.

alb@Exodus:21:14 @ Në qoftë se ndokush vepron me paramendim kundër të afërmit të tij për ta vrarë me mashtrim, ti do ta shkëputësh edhe nga altari im, për të siguruar vdekjen e tij

alb@Exodus:21:15 @ Kush rreh atin ose nënën e tij do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:21:16 @ Kush rrëmben një njeri dhe e shet, ose gjendet në duart e tij, do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:21:17 @ Kush mallkon të atin ose të ëmën do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:21:18 @ Në qoftë se dy njerëz zihen dhe njëri prej tyre godet tjetrin me gur ose me grusht dhe ky nuk vdes, por duhet të qëndrojë në shtrat,

alb@Exodus:21:19 @ dhe në se pastaj ngrihet dhe ecën jashtë duke u mbështetur me bastun, ai që e ka goditur do të nxirret i pafajshëm; do ta zhdëmtojë vetëm për kohën e humbur dhe do ta kurojë deri në shërim të plotë.

alb@Exodus:21:20 @ Në qoftë se dikush rreh skllavin ose skllaven e tij me bastun, dhe ai ose ajo i vdesin në dorë, zotëria do të dënohet;

alb@Exodus:21:21 @ por në rast se mbijeton një ose dy ditë, nuk do të dënohet, sepse është pronë e tij.

alb@Exodus:21:22 @ Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t`i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin simbas përcaktimit të gjykatësve;

alb@Exodus:21:23 @ por po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë,

alb@Exodus:21:24 @ sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë,

alb@Exodus:21:25 @ djegie për djegie, plagë për plagë, mbretje për mbretje.

alb@Exodus:21:26 @ Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.

alb@Exodus:21:27 @ Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.

alb@Exodus:21:28 @ Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.

alb@Exodus:21:29 @ Por në qoftë se kau e kishte zakon prej kohësh të plagoste me brirët e tij dhe i zoti ishte paralajmëruar, por nuk e kishte mbajtur të mbyllur, dhe kau pastaj vret një burrë o një grua, kau do të vritet me gurë dhe i zoti gjithashtu do të vritet.

alb@Exodus:21:30 @ Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.

alb@Exodus:21:31 @ Në qoftë se kau godet një bir ose një bijë, do të veprohet ndaj tij sipas po këtij ligji.

alb@Exodus:21:32 @ Në qoftë se kau godet një skllav ose një skllave, i zoti i kaut do t`i paguajë të zotit të skllavit tridhjetë sikla argjendi dhe kau do të vritet me gurë.

alb@Exodus:21:33 @ Në qoftë se dikush hap një gropë, ose dikush gërmon një gropë dhe nuk e mbulon, dhe një ka ose një gomar bien brenda,

alb@Exodus:21:34 @ pronari i gropës do ta paguajë zhdëmtimin; ai do t`i paguajë me para pronarit vleftën e kafshës dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij.

alb@Exodus:21:35 @ Në qoftë se kau i një njeriu godet për vdekje kaun e një tjetri, do të shitet kau i gjallë dhe do të ndahet çmimi i tij; edhe kau i ngordhur do të ndahet midis tyre.

alb@Exodus:21:36 @ Por në qoftë se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe të godiste me brirët, dhe i zoti nuk e ka mbajtur të mbyllur, ky do të paguajë ka për ka dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij".

alb@Exodus:22:1 @ "Në rast se ndokush vjedh një ka a një dele dhe i vret ose i shet, do të kthejë pesë qe për kaun dhe katër dele për delen.

alb@Exodus:22:2 @ Në rast se vjedhësi, i kapur kur po bën një thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk është fajtor për vrasjen e tij.

alb@Exodus:22:3 @ Në rast se dielli ishte ngritur kur ndodhi ngjarja, ai është fajtor për vrasje. Hajduti duhet ta lajë dëmin; dhe po të jetë se nuk ka me se ta lajë, shitet për vjedhjen e kryer prej tij.

alb@Exodus:22:4 @ Në rast se gjëja e vjedhur, qoftë ka ose gomar ose dele, gjendet e gjallë në duart e tij, do të kthejë dyfishin e saj.

alb@Exodus:22:5 @ Në rast se ndokush dëmton një arë ose një vresht, duke i lëshuar kafshët e tij të kullosin në arën e një tjetri, do ta lajë dëmin e bërë me atë që ka më të mirë në arën dhe në vreshtin e tij.

alb@Exodus:22:6 @ Në rast se një zjarr përhapet dhe shtrihet deri te ferrat kështu që digjet gruri në duaj ose gruri në këmbë ose ara, ai që ka ndezur zjarrin do ta lajë dëmin.

alb@Exodus:22:7 @ Në rast se dikush i jep fqinjit të vet para ose sende për ruajtje, dhe këto vidhen nga shtëpia e këtij, në rast se gjendet vjedhësi, ai do të kthejë dyfishin.

alb@Exodus:22:8 @ Në rast se nuk gjendet vjedhësi, i zoti i shtëpisë do të dërgohet para Perëndisë për t`u betuar se nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij.

alb@Exodus:22:9 @ Për çfarëdo lloj krimi, fjala vjen qoftë edhe për një ka, një gomar, një dele, një veshje apo çfarëdo sendi të humbur që një tjetër thotë se është i tij, çështja e të dy palëve do të shtrohet para Perëndisë; ai që Perëndia do të dënojë, do t`i kthejë dyfishin fqinjit të tij.

alb@Exodus:22:10 @ Në qoftë se ndokush i jep për ruajtje fqinjit të tij një gomar, një ka, një dele apo çfarëdo lloj tjetër kafshe, dhe kjo ngordh ose plagoset ose dhe merret pa e parë njeri,

alb@Exodus:22:11 @ të dy palët do të betohen para Zotit për të mësuar në se marrësi në dorëzim nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij. I zoti i gjësë do të pranojë betimin, dhe tjetri nuk do të jetë i detyruar të lajë dëmet.

alb@Exodus:22:12 @ Por në qoftë se gjëja i është vjedhur, ai duhet ta lajë dëmin që ka pësuar i zoti.

alb@Exodus:22:13 @ Në qoftë se kafsha është shqyer, do ta çojë si provë, dhe nuk do të jetë i detyruar të dëmshpërblejë kafshën e shqyer.

alb@Exodus:22:14 @ Në qoftë se dikush merr hua nga fqinji i tij një kafshë, dhe kjo plagoset apo ngordh kur i zoti nuk është i pranishëm, ai duhet të dëmshpërblejë dëmin.

alb@Exodus:22:15 @ Në qoftë se i zoti është i pranishëm, nuk do të dëmshpërblejë dëmin; në qoftë se kafsha është marrë me qira, ajo përfshihet në çmimin e qirasë.

alb@Exodus:22:16 @ Në qoftë se dikush mashtron një vajzë ende të pafejuar dhe bie në shtrat me të, duhet të paguajë për pajën e saj dhe ta marrë për grua

alb@Exodus:22:17 @ Në qoftë se ati refuzon prerazi t`ia japë, ai do të paguajë shumën e kërkuar për pajën e vajzave të virgjëra.

alb@Exodus:22:18 @ Nuk do ta lësh të jetojë shtrigën.

alb@Exodus:22:19 @ Kush çiftëzohet me një kafshë do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:22:20 @ Kush i bën flijime një perëndie tjetër, veç Zotit, do të shfaroset.

alb@Exodus:22:21 @ Mos keqtrajto të huajin dhe mos e mundo, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:22:22 @ Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim.

alb@Exodus:22:23 @ Në rast se i mundon ata në një farë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj pa tjetër britmën e tyre;

alb@Exodus:22:24 @ do të zemërohem dhe do t`ju vras me shpatë; gratë tuaja do të mbeten të veja dhe bijtë tuaj jetimë.

alb@Exodus:22:25 @ Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t`i imponosh asnjë kamatë.

alb@Exodus:22:26 @ Në qoftë se merr peng rrobën e fqinjit tënd, do t`ia kthesh para se të perëndojë dielli,

alb@Exodus:22:27 @ sepse ajo është e vetmja mbulesë e tij dhe veshja me të cilën mbështjell trupin. Me se tjetër mund të flinte ai? Dhe po të ndodhë që ai të më drejtohet mua, unë do ta dëgjoj, sepse jam mëshirëplotë.

alb@Exodus:22:28 @ Mos blasfemo Perëndinë dhe mos mallko princin e popullit tënd.

alb@Exodus:22:29 @ Mos ngurro të më japësh detyrimin nga korrja jote dhe nga ajo që rrjedh nga mokrrat e tua. Do të më japësh të parëlindurin e bijve të tu.

alb@Exodus:22:30 @ Do të veprosh njëlloj me lopën dhe me delen tënde: pjella e tyre e parë do të rrijë shtatë ditë pranë nënës; ditën e tetë do të ma japësh mua.

alb@Exodus:22:31 @ Ju do të jeni për mua njerëz të shenjtë; nuk do të hani mish të asnjë kafshe të shqyer në fusha; hidhuani atë qenve".

alb@Exodus:23:1 @ "Nuk do të hapësh asnjë fjalë të rreme dhe nuk do t`i japësh asnjë ndihmë të pabesit për t`u bërë dëshmitar i anshëm.

alb@Exodus:23:2 @ Nuk do të shkosh pas shumicës për të bërë të keqen; dhe nuk do të dëshmosh në një çështje gjyqësore duke u radhitur nga ana e shumicës për të prishur drejtësinë.

alb@Exodus:23:3 @ Nuk do të favorizosh as të varfrin në gjyqin e tij.

alb@Exodus:23:4 @ Në rast se takon kaun e armikut tënd ose gomarin e tij që ka humbur rrugën, do t`ia kthesh atij.

alb@Exodus:23:5 @ Në rast se sheh gomarin e atij që të urren të shtrirë për tokë nën barrën, ruhu se e braktis, por ndihmo të zotin ta zgjidhë.

alb@Exodus:23:6 @ Mos shkel të drejtën e të varfrit tënd në gjyqin e tij.

alb@Exodus:23:7 @ Shmangu nga çdo pavërtetësi; mos vrit të pafajshmin dhe të drejtin, sepse unë nuk do ta fal të ligun.

alb@Exodus:23:8 @ Mos prano asnjë dhuratë, sepse dhurata verbon atë që sheh dhe prapëson fjalët e njerëzve të drejtë.

alb@Exodus:23:9 @ Mos shtyp të huajin, sepse ju e njihni shpirtin e të huajit, sepse keni qenë të huaj në vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:23:10 @ Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh tokën tënde dhe do të korrësh frytet e saj;

alb@Exodus:23:11 @ por vitin e shtatë do ta lësh të pushojë dhe ajo do të mbetet djerr, me qëllim që ta gëzojnë të varfrit e popullit tënd; dhe gjëja e fshatit do të hajë atë që kanë për të lënë ata. Po ashtu do të veprosh me vreshtin tënd dhe ullinjtë e tu.

alb@Exodus:23:12 @ Gjashtë ditë do të bësh punën tënde por ditën e shtatë do të pushosh, me qëllim që kau yt dhe gomari yt të mund të pushojnë, dhe biri i shërbëtores sate dhe i huaji të mund ta marrin veten.

alb@Exodus:23:13 @ Do t`u kushtoni kujdes tërë gjërave që ju kam thënë dhe nuk do ta shqiptoni emrin e perëndive të tjerë; të mos dëgjohet të dalë nga goja juaj.

alb@Exodus:23:14 @ Tri herë në vit do të më kremtosh një festë.

alb@Exodus:23:15 @ Do të kremtosh festën e të ndormëve. Shtatë ditë do të hash bukë pa maja, siç të kam urdhëruar, në kohën e caktuar në muajin e Abibit, sepse në atë muaj ti dole nga Egjipti; dhe askush nuk do të paraqitet para meje duarbosh.

alb@Exodus:23:16 @ Do të kremtosh edhe festën e korrjes, të prodhimit të hershëm të punës sate, të asaj që ke mbjellë në ara; si dhe festën e të vjelave, në fund të vitit, kur do të mbledhësh nga arat frytet e punës sate.

alb@Exodus:23:17 @ Tri herë në vit tërë meshkujt do të paraqiten para Perëndisë, Zotit.

alb@Exodus:23:18 @ Nuk do të ofrosh gjakun e flisë sime bashkë me bukën e mbrujtur; dhe yndyra e flive të festës sime nuk do të teprojë deri në mëngjes

alb@Exodus:23:19 @ Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, të parat fruta të tokës. Nuk do ta ziesh kecin me qumështin e nënës së tij.

alb@Exodus:23:20 @ Ja, pra, unë po dërgoj një Engjëll para teje që të të ruajë gjatë rrugës, dhe të të futë në vendin që kam përgatitur.

alb@Exodus:23:21 @ Ki kujdes para tij dhe bindju zërit të tij; mos ngri krye kundër tij, sepse ai nuk do t`i falë shkeljet tuaja, sepse emri im gjendet në të.

alb@Exodus:23:22 @ Por në qoftë se i bindesh plotësisht zërit të tij dhe bën të gjitha ato që do të them, unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe kundërshtari i kundërshtarëve të tu;

alb@Exodus:23:23 @ sepse Engjëlli im do të shkojë para teje dhe do të të futë në vendin e Amorejve, të Hitejve, të Perezejve, të Kananejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, dhe unë do t`i shfaros ata.

alb@Exodus:23:24 @ Nuk do përkulesh para perëndive të tyre, dhe nuk do t`u shërbesh. Nuk do të bësh atë që bëjnë ato; por do t`i shkatërrosh plotësisht dhe do të thyesh shtyllat e tyre.

alb@Exodus:23:25 @ Shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, ai do të bekojë bukën tënde dhe ujin tënd; dhe unë do të largoj sëmundjen nga ti.

alb@Exodus:23:26 @ Në vendin tënd nuk do të ketë asnjë grua që të dështojë, asnjë grua shterpë. Unë do ta plotësoj numrin e ditëve të tua.

alb@Exodus:23:27 @ Unë do të dërgoj para teje tmerrin tim dhe do t`i jap dërmën çdo populli pranë të cilit do të arrish, do të bëj që të gjithë armiqtë e tu të të kthejnë kurrizin.

alb@Exodus:23:28 @ Dhe do të dërgoj para teje grerëza, që do t`i përzënë Hivejtë, Kananejtë dhe Hitejtë para syve të tu.

alb@Exodus:23:29 @ Nuk do t`i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.

alb@Exodus:23:30 @ Do t`i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.

alb@Exodus:23:31 @ Dhe unë do t`i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e Filistejve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t`i dëbosh para syve të tu.

alb@Exodus:23:32 @ Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre.

alb@Exodus:23:33 @ Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t`u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".

alb@Exodus:24:1 @ Pastaj Perëndia i tha Moisiut: "Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;

alb@Exodus:24:2 @ pastaj Moisiu do t`i afrohet Zotit; por të tjerët nuk do t`i afrohen, as populli nuk ka për t`u ngjitur bashkë me atë".

alb@Exodus:24:3 @ Atëherë Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë ligjet. Dhe gjithë populli u përgjigj me një zë dhe tha: "Ne do të bëjmë tërë gjërat që Zoti ka thënë".

alb@Exodus:24:4 @ Dhe Moisiu i shkroi tërë fjalët e Zotit; pastaj u ngrit herët në mëngjes dhe ngriti në këmbët e malit një altar dhe dymbëdhjetë shtylla për të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

alb@Exodus:24:5 @ Pastaj dërgoi bij të rinj të Izraelit për të ofruar olokauste dhe për të flijuar dema të rinj si theror falënderimi ndaj Zotit.

alb@Exodus:24:6 @ Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar.

alb@Exodus:24:7 @ Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: "Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t`i bindemi".

alb@Exodus:24:8 @ Pastaj Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: "Ja gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve".

alb@Exodus:24:9 @ Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit u ngjitën,

alb@Exodus:24:10 @ dhe panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte si një dysheme e punuar me safir, e qartë si qielli vetë.

alb@Exodus:24:11 @ Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit; dhe ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë.

alb@Exodus:24:12 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro aty; dhe unë do të jap disa pllaka prej guri, ligjin dhe urdhërimet që kam shkruar, me qëllim që ti t`ua mësosh atyre".

alb@Exodus:24:13 @ Pas kësaj Moisiu u ngrit bashkë me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit në malin e Perëndisë.

alb@Exodus:24:14 @ Por pleqve u tha: "Na prisni këtu, deri sa të kthehemi tek ju. Ja, Aaroni dhe Huri janë me ju; kushdo që ka probleme le t`u drejtohet atyre".

alb@Exodus:24:15 @ Moisiu, pra, u ngjit në mal dhe reja e mbuloi përsëri malin.

alb@Exodus:24:16 @ Tani lavdia e Zotit mbeti në malin e Sinait dhe reja e mbuloi atë gjashtë ditë; ditën e shtatë Zoti thirri Moisiun nga mesi i resë.

alb@Exodus:24:17 @ Dhe pamja e lavdisë së Zotit dukej në sytë e bijve të Izraelit si një zjarr që digjej në majën e malit.

alb@Exodus:24:18 @ Kështu Moisiu hyri në mes të resë dhe u ngjit në mal; dhe Moisiu mbeti në mal dyzet ditë dhe dyzet net.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: