Exodus:21:18-36




alb@Exodus:21:18 @ Në qoftë se dy njerëz zihen dhe njëri prej tyre godet tjetrin me gur ose me grusht dhe ky nuk vdes, por duhet të qëndrojë në shtrat,

alb@Exodus:21:19 @ dhe në se pastaj ngrihet dhe ecën jashtë duke u mbështetur me bastun, ai që e ka goditur do të nxirret i pafajshëm; do ta zhdëmtojë vetëm për kohën e humbur dhe do ta kurojë deri në shërim të plotë.

alb@Exodus:21:20 @ Në qoftë se dikush rreh skllavin ose skllaven e tij me bastun, dhe ai ose ajo i vdesin në dorë, zotëria do të dënohet;

alb@Exodus:21:21 @ por në rast se mbijeton një ose dy ditë, nuk do të dënohet, sepse është pronë e tij.

alb@Exodus:21:22 @ Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t`i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin simbas përcaktimit të gjykatësve;

alb@Exodus:21:23 @ por po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë,

alb@Exodus:21:24 @ sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë,

alb@Exodus:21:25 @ djegie për djegie, plagë për plagë, mbretje për mbretje.

alb@Exodus:21:26 @ Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.

alb@Exodus:21:27 @ Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.

alb@Exodus:21:28 @ Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.

alb@Exodus:21:29 @ Por në qoftë se kau e kishte zakon prej kohësh të plagoste me brirët e tij dhe i zoti ishte paralajmëruar, por nuk e kishte mbajtur të mbyllur, dhe kau pastaj vret një burrë o një grua, kau do të vritet me gurë dhe i zoti gjithashtu do të vritet.

alb@Exodus:21:30 @ Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.

alb@Exodus:21:31 @ Në qoftë se kau godet një bir ose një bijë, do të veprohet ndaj tij sipas po këtij ligji.

alb@Exodus:21:32 @ Në qoftë se kau godet një skllav ose një skllave, i zoti i kaut do t`i paguajë të zotit të skllavit tridhjetë sikla argjendi dhe kau do të vritet me gurë.

alb@Exodus:21:33 @ Në qoftë se dikush hap një gropë, ose dikush gërmon një gropë dhe nuk e mbulon, dhe një ka ose një gomar bien brenda,

alb@Exodus:21:34 @ pronari i gropës do ta paguajë zhdëmtimin; ai do t`i paguajë me para pronarit vleftën e kafshës dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij.

alb@Exodus:21:35 @ Në qoftë se kau i një njeriu godet për vdekje kaun e një tjetri, do të shitet kau i gjallë dhe do të ndahet çmimi i tij; edhe kau i ngordhur do të ndahet midis tyre.

alb@Exodus:21:36 @ Por në qoftë se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe të godiste me brirët, dhe i zoti nuk e ka mbajtur të mbyllur, ky do të paguajë ka për ka dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij".


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: