Ezekiel:37:1-14




alb@Ezekiel:37:1 @ Dora e Zotit u ndodh mbi mua, më çoi jashtë në Frymën e Zotit, dhe më lëshoi në mes të një lugine që ishte plot me kocka.

alb@Ezekiel:37:2 @ Pastaj më bëri të kaloj afër tyre, rreth e qark; dhe ja, ishin në sasi të madhe mbi sipërfaqen e luginës; dhe ja, ishin shumë të thata.

alb@Ezekiel:37:3 @ Më tha: "Bir njeriu, a mund të rijetojnë këto kocka?". Unë u përgjigja: "O Zot, o Zot, ti e di".

alb@Ezekiel:37:4 @ Më tha akoma: "Profetizo këtyre kockave dhe u thuaj atyre: Kocka të thata, dëgjoni fjalën e Zotit.

alb@Ezekiel:37:5 @ Kështu ju thotë Zoti, Zoti, këtyre kockave: Ja, unë po fus te ju frymën dhe ju do të rijetoni.

alb@Ezekiel:37:6 @ Do të vë mbi ju mishin, do t`ju mbuloj me lëkurë dhe do të shtie te ju frymën, dhe do të jetoni; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".

alb@Ezekiel:37:7 @ Profetizova ashtu si më ishte urdhëruar; ndërsa profetizoja, pati një zhurmë; dhe ja një tronditje; pastaj kockat iu afruan njëra tjetrës.

alb@Ezekiel:37:8 @ Ndërsa po shikoja, ja ku u rritën mbi ta dejet dhe mishi, që lëkura i mbuloi; por fryma nuk ishte tek ato.

alb@Ezekiel:37:9 @ Atëherë ai më tha: "Profetizoji frymës, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymës: Kështu thotë Zoti, Zoti: Frymë, eja nga të katër erërat dhe fryj mbi këta të vrarë, që të jetojnë".

alb@Ezekiel:37:10 @ Kështu profetizova, si më kishte urdhëruar dhe shpirti hyri në to, dhe u kthyen në jetë dhe u ngritën më këmbë; ishte një ushtri e madhe, shumë e madhe.

alb@Ezekiel:37:11 @ Pastaj më tha: "Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia e Izraelit. Ja, ato thonë: "Kockat tona janë të thata, shpresa jonë është zhdukur dhe ne jemi të humbur".

alb@Ezekiel:37:12 @ Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja, do t`ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t`ju çoj përsëri në vendin e Izraelit.

alb@Ezekiel:37:13 @ Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hap varret tuaja dhe t`ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.

alb@Ezekiel:37:14 @ Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t`ju çoj në tokën tuaj; atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola dhe e kam kryer këtë gjë", thotë Zoti.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: