Genesis:25:1-11




alb@Genesis:25:1 @ Pastaj Abrahami mori një grua tjetër, që quhej Keturah.

alb@Genesis:25:2 @ Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahin.

alb@Genesis:25:3 @ Jokshanit i lindi Sheba dhe Dedani. Bijtë e Dedanit ishin Asshurimi, Letushimi dhe Leumimi.

alb@Genesis:25:4 @ Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Tërë këta ishin bijtë e Keturahut.

alb@Genesis:25:5 @ Dhe Abrahami i dha Isakut gjithçka zotëronte;

alb@Genesis:25:6 @ por bijve që Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjallë, i dërgoi larg birit të tij Isakut, drejt lindjes, në një vend të lindjes.

alb@Genesis:25:7 @ Këto janë vitet e jetës së Abrahamit: ai jetoi gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.

alb@Genesis:25:8 @ Pastaj Abrahami dha frymën e fundit dhe vdiq në pleqëri të mbarë, i shtyrë në moshë dhe i ngopur me ditë, dhe u bashkua me popullin e tij.

alb@Genesis:25:9 @ Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën në shpellën e Makpelahut në arën e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, që ndodhet përballë Mamres,

alb@Genesis:25:10 @ arë që Abrahami u kishte blerë bijve të Hethit. Aty u varrosën Abrahami dhe e shoqja Sara.

alb@Genesis:25:11 @ Mbas vdekjes së Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit të Lahai-Roit.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: