Genesis:27:6-17




alb@Genesis:27:6 @ Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: "Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë:

alb@Genesis:27:7 @ "Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes".

alb@Genesis:27:8 @ Prandaj, biri im, bindju zërit tim dhe bëj atë që të urdhëroj.

alb@Genesis:27:9 @ Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.

alb@Genesis:27:10 @ Pastaj ti do t`ia çosh babait tënd që ta hajë, dhe kështu ai do të bekojë para se të vdesë".

alb@Genesis:27:11 @ Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: "Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar.

alb@Genesis:27:12 @ Ndofta babai im më prek me dorë; do t`i dukem atij mashtrues dhe do të tërheq mbi vete një mallkim në vend të një bekimi".

alb@Genesis:27:13 @ Por nëna e tij iu përgjegj: "Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat"

alb@Genesis:27:14 @ Ai vajti pra t`i marrë dhe ia çoi nënës së tij; dhe e ëma përgatiti me to një gjellë të shijshme, nga ato që i pëlqenin babait të tij.

alb@Genesis:27:15 @ Pastaj Rebeka mori rrobat më të bukura të Esaut, birit të saj më të madh, që i mbante në shtëpi pranë vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit të saj më të vogël;

alb@Genesis:27:16 @ dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij.

alb@Genesis:27:17 @ Pastaj vuri në dorë të Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte përgatitur.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: