pBiblx2 Field Wise - User Settings



Jeremiah:16:1-17:18




alb@Jeremiah:16:1 @ Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thënë:

alb@Jeremiah:16:2 @ "Mos merr grua dhe mos ki bij e bija në këtë vend".

alb@Jeremiah:16:3 @ Sepse kështu thotë Zoti për bijtë dhe bijat që kanë lindur në këtë vend dhe për nënat që i kanë pjellë dhe për etërit që i kanë zënë në këtë vend:

alb@Jeremiah:16:4 @ "Ata do të vdesin nga një vdekje rrëqethëse; nuk do të qahen dhe nuk do të varrosen, por do t`i lënë si pleh mbi faqen e dheut; do të shfarosen nga shpata dhe nga uria, dhe kufomat e tyre do të shërbejnë si ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës".

alb@Jeremiah:16:5 @ Sepse kështu thotë Zoti: "Mos hyni në shtëpinë e zisë dhe mos shkoni për ngushëllime dhe për t`i vajtuar, sepse unë kam hequr nga ky popull paqen time, mirësinë time dhe mëshirën time", thotë Zoti.

alb@Jeremiah:16:6 @ "Të mëdhenj dhe të vegjël do të vdesin në këtë vend; nuk do të varrosen as do të mbahet zia për ata, nuk do të bëhen prerje as qethje flokësh për ta.

alb@Jeremiah:16:7 @ Nuk do të thyhet buka për ata që mbajnë zi për t`i ngushëlluar për një të vdekur dhe nuk do t`u jepet për të pirë gota e ngushëllimit për atin e tyre dhe nënën e tyre.

alb@Jeremiah:16:8 @ Mos hyni as në një shtëpi banketi për t`u ulur bashkë me ta për të ngrënë dhe për të pirë".

alb@Jeremiah:16:9 @ Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do të bëj që të pushojë në këtë vend, para syve tuaj dhe në ditët tuaja, britma e gëzimit dhe britma e ngazëllimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses.

alb@Jeremiah:16:10 @ Dhe ka për të ndodhur që kur t`i shpallësh këtij populli tërë këto gjëra, do të të thonë: "Pse Zoti ka shqiptuar kundër nesh tërë këtë mjerim të madh? Cila është paudhësia jonë? Cili është mëkati që kemi kryer kundër Zotit, Perëndisë tonë?".

alb@Jeremiah:16:11 @ Atëherë ti do t`u përgjigjesh atyre: Sepse etërit tuaj më kanë braktisur", thotë Zoti, "kanë shkuar pas perëndive të tjera, u kanë shërbyer dhe kanë rënë përmbys para tyre, më kanë braktisur mua dhe nuk kanë respektuar ligjin tim.

alb@Jeremiah:16:12 @ Dhe ju keni vepruar më keq se etërit tuaj, sepse ja, secili vepron sipas kryeneçësisë së zemrës së tij të keqe dhe nuk pranon të më dëgjojë.

alb@Jeremiah:16:13 @ Prandaj unë do t`ju dëboj nga ky vend në një vend që as ju, as etërit tuaj nuk keni njohur dhe atje do t`u shërbeni perëndive të tjera ditën e natën, sepse unë nuk do t`ju fal".

alb@Jeremiah:16:14 @ "Prandaj ja, po vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit",

alb@Jeremiah:16:15 @ por: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tërë vendet ku i kishte shpërndarë". Dhe unë do t`i çoj përsëri në vendin që u kisha dhënë etërve të tyre.

alb@Jeremiah:16:16 @ Ja, unë do të dërgoj një numër të madh peshkatarësh për t`i peshkuar", thotë Zoti, "dhe pastaj do të dërgoj një numër të madh gjahtarësh për t`i gjuajtur në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkëmbinjve.

alb@Jeremiah:16:17 @ Sepse sytë e mi janë mbi të gjitha rrugët e tyre, që nuk janë të fshehura nga fytyra ime, dhe paudhësitë e tyre nuk mbeten të fshehura para syve të mi.

alb@Jeremiah:16:18 @ Para së gjithash do t`i shpaguaj dyfish për paudhësinë dhe mëkatin e tyre, sepse kanë përdhosur vendin tim me kufomat e idhujve të tyre të neveritshëm dhe e kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme".

alb@Jeremiah:16:19 @ O Zot, forca ime, kalaja ime dhe streha ime ditën e fatkeqësisë, te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës dhe do të thonë: "Etërit tanë kanë trashëguar vetëm gënjeshtra, kotësi dhe gjëra që nuk vlejnë asgjë".

alb@Jeremiah:16:20 @ "A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi?

alb@Jeremiah:16:21 @ Prandaj ja, këtë radhë do t`u bëj të njohur atyre, do t`u tregoj dorën time dhe fuqinë time; dhe ata do të mësojnë që emri im është Zoti"

alb@Jeremiah:17:1 @ "Mëkati i Judës është shkruar me një stilo hekuri, është gërvishur me një majë diamanti mbi rrasën e zemrës së tyre dhe mbi brirët e altarëve tuaj.

alb@Jeremiah:17:2 @ Edhe djemtë e tyre mbajnë mend altarët dhe Asherimët e tyre pranë drurëve të gjelbër mbi kodrat e larta.

alb@Jeremiah:17:3 @ O mali im në ara, unë do t`ia braktis plaçkitjes pasuritë e tua, tërë thesaret e tu dhe vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit që është i pranishëm në tërë territorin tënd.

alb@Jeremiah:17:4 @ Kështu për fajin tënd do të humbasësh trashëgiminë që të kisha dhënë dhe do të bëj që t`u shërbesh armiqve të tu në një vend që ti nuk e njeh, sepse keni ndezur një zjarr në zemërimin tim, që do të flakërojë gjithnjë".

alb@Jeremiah:17:5 @ Kështu thotë Zoti: "Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti!

alb@Jeremiah:17:6 @ Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë.

alb@Jeremiah:17:7 @ Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!

alb@Jeremiah:17:8 @ Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.

alb@Jeremiah:17:9 @ Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?

alb@Jeremiah:17:10 @ Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t`i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.

alb@Jeremiah:17:11 @ Kush fiton pasuri në mënyrë të padrejtë është si thëllëza që ngroh vezë që nuk i ka bërë vetë; në mes të ditëve të tij ka për t`i lënë dhe në fund do të gjendet i shushatur".

alb@Jeremiah:17:12 @ Froni i lavdisë së shkëlqyer që në fillim është vendi i shenjtërores sonë.

alb@Jeremiah:17:13 @ O Zot, shpresa e Izraelit, tërë ata që të braktisin do të turpërohen. "Ata që largohen nga unë do të jenë të shkruar në tokë, sepse e kanë braktisur Zotin, burimin e ujit të gjallë".

alb@Jeremiah:17:14 @ Shëromë, o Zot, dhe do të shërohem, shpëtomë dhe do të shpëtoj, sepse ti je lavdia ime.

alb@Jeremiah:17:15 @ Ja, ata më thonë: "Ku është fjala e Zotit? Le të realizohet tani!"

alb@Jeremiah:17:16 @ Megjithatë unë nuk refuzova të jem bariu i tyre duke të ndjekur ty, as dëshirova ditën e kobshme. Ti e di atë që doli nga goja ime, sepse bëhej në praninë tënde.

alb@Jeremiah:17:17 @ Mos u bëj për mua një frikë; ti je streha ime ditën e fatkeqësisë.

alb@Jeremiah:17:18 @ Qofshin të turpëruar përndjekësit e mi, por mos qofsha unë i turpëruar; qofshin të turpëruar ata, por mos qofsha i turpëruar unë; sill mbi ta ditën e fatkeqësisë dhe shkatërroji me një shkatërrim të dyfishtë!


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: