[pBiblx2]
Home
alb
Chap
OT
NT
INDX
?
Help

Gen
Exo
Lev
Num
Deu
Jos
Jud
Rut
1Sam
2Sam
1Ki
2Ki
1Ch
2Ch
Ezr
Neh
Est
Job
Psa
Pro
Ecc
Son
Isa
Jer
Lam
Eze
Dan
Hos
Amo
Oba
Jon
Mic
Nah
Hab
Zep
Hag
Zac
Mal
TOP

Mat
Mar
Luk
Joh
Act
Rom
1Co
2Ch
Gal
Eph
Phi
Col
1Th
2Th
1Ti
2Ti
Tit
Ph
Heb
Jam
1Pe
2Pe
1Jo
2Jo
3Jo
Jud
Rev
TOP

KJV
NKJV
RSV
ALL
TOP

AAA
BBB
CCC
DDD
EEE
FFF
GGG
HHH
III
JJJ
KKK
LLL
MMM
NNN
OOO
PPP
QQQ
RRR
SSS
TTT
UUU
VVV
WWW
XXX
YYY
ZZZ

TOP

alb Job:23-24




alb@Job:23:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:23:2 @ "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.

alb@Job:23:3 @ Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!

alb@Job:23:4 @ Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.

alb@Job:23:5 @ Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.

alb@Job:23:6 @ A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.

alb@Job:23:7 @ Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.

alb@Job:23:8 @ Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;

alb@Job:23:9 @ vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.

alb@Job:23:10 @ Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

alb@Job:23:11 @ Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;

alb@Job:23:12 @ nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.

alb@Job:23:13 @ Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,

alb@Job:23:14 @ kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.

alb@Job:23:15 @ Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.

alb@Job:23:16 @ Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.

alb@Job:23:17 @ Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

alb@Job:24:1 @ "Pse vallë i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohëra dhe ata që e njohin nuk shohin ditët e tij?

alb@Job:24:2 @ Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë në kullotë;

alb@Job:24:3 @ u marrin gomarin jetimëve dhe marrin peng kaun e gruas së ve;

alb@Job:24:4 @ i shtyjnë jashtë rruge nevojtarët, kështu tërë të varfrit e vendit janë të detyruar të fshihen.

alb@Job:24:5 @ Ja ku janë, si gomarë të egjër në shkretëtirë dalin në punën e tyre herët në mëngjes për të kërkuar ushqim; shkretëtira jep ushqim për ta dhe për bijtë e tyre.

alb@Job:24:6 @ Mbledhin forazhin e tyre në fushat dhe mbledhin vilet e pavjela në vreshtin e të pabesit.

alb@Job:24:7 @ E kalojnë natën lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanë me se të mbulohen nga të ftohtit.

alb@Job:24:8 @ Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve.

alb@Job:24:9 @ Të tjerë e rrëmbejnë nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga të varfrit.

alb@Job:24:10 @ E detyrojnë të varfrin të shkojë pa rroba dhe u marrin duajt të uriturve.

alb@Job:24:11 @ Bëjnë vaj midis mureve të të pabesëve, e shtrydhin rrushin në trokull, por kanë etje.

alb@Job:24:12 @ Vajtimi i atyre që po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i vë mend të keqes që u ka bërë.

alb@Job:24:13 @ Të tjerë janë armiq të dritës, nuk njohin rrugët e saj dhe nuk qëndrojnë në shtigjet e saj.

alb@Job:24:14 @ Vrasësi ngrihet në të gdhirë, për të vrarë të varfrin dhe nevojtarin; natën përkundrazi sillet si vjedhësi.

alb@Job:24:15 @ Syri i shkelësit të kurorës bashkëshortore pret muzgun duke menduar: "Askush nuk do të më shohë", dhe vë një vel mbi fytyrën e tij.

alb@Job:24:16 @ Natën depërtojnë nëpër shtëpitë; ditën rrinë mbyllur; nuk e njohin dritën.

alb@Job:24:17 @ Mëngjesi është për ta si hija e vdekjes, sepse ata i njohin mirë tmerret e hijes së vdekjes.

alb@Job:24:18 @ Kalojnë shpejt mbi sipërfaqen e ujërave, pjesa e tyre është e mallkuar mbi tokë, dhe askush nuk do të hynte më në vreshtat e tyre.

alb@Job:24:19 @ Ashtu si thatësia dhe vapa tretin ujërat e dëborës, kështu bën edhe Sheoli me atë që ka mëkatuar.

alb@Job:24:20 @ Gjiri i nënës e harron, krimbat e hanë duke e shijuar; atë nuk do ta kujtojnë më; i keqi do të pritet si një dru

alb@Job:24:21 @ Ai gëlltiste gruan shterpë që nuk ka fëmijë dhe nuk i bënte asnjë të mirë gruas së ve!

alb@Job:24:22 @ Por Perëndia me forcën e tij tërheq tutje të fuqishmit dhe, në qoftë se shfaqen përsëri, asnjeri nuk mund të jetë i sigurt për jetën e tij.

alb@Job:24:23 @ U jep siguri dhe ata i besojnë asaj; megjithatë sytë e tij kundrojnë rrugët e tyre.

alb@Job:24:24 @ Ngrihen për pak kohë, por pastaj nuk janë më; rrëzohen dhe çohen tutje si gjithë të tjerët; priten si kokat e kallinjve të grurit.

alb@Job:24:25 @ Në qoftë se nuk është kështu, kush mund të më përgënjeshtrojë dhe të shfuqizojë vlerën e fjalëve të mia?".

alb@Job:25:1 @ Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: