pBiblx2 Field Wise - User Settings



Job:26-31




alb@Job:26:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,

alb@Job:26:2 @ ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?

alb@Job:26:3 @ Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?

alb@Job:26:4 @ Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?

alb@Job:26:5 @ Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.

alb@Job:26:6 @ Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.

alb@Job:26:7 @ Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.

alb@Job:26:8 @ I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.

alb@Job:26:9 @ E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.

alb@Job:26:10 @ Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.

alb@Job:26:11 @ Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij

alb@Job:26:12 @ Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.

alb@Job:26:13 @ Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.

alb@Job:26:14 @ Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç`murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

alb@Job:27:1 @ Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha:

alb@Job:27:2 @ "Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin,

alb@Job:27:3 @ deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,

alb@Job:27:4 @ buzët e mia nuk do të thonë asnjë ligësi, as gjuha ime nuk ka për të shqiptuar asnjë gjë të rreme.

alb@Job:27:5 @ Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime.

alb@Job:27:6 @ Do të qëndroj i patundur në drejtësinë time, pa bërë lëshime; zemra nuk më qorton asnjë nga ditët e mia.

alb@Job:27:7 @ Armiku im qoftë si njeriu i keq, dhe ai që ngrihet kundër meje ashtu si njeriu i padrejtë.

alb@Job:27:8 @ Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën?

alb@Job:27:9 @ A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia?

alb@Job:27:10 @ A do t`i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë?

alb@Job:27:11 @ Do t`ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t`ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit.

alb@Job:27:12 @ Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë?

alb@Job:27:13 @ Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi

alb@Job:27:14 @ Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t`u ngopur.

alb@Job:27:15 @ Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë.

alb@Job:27:16 @ Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,

alb@Job:27:17 @ ai i grumbullon, por do t`i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi.

alb@Job:27:18 @ Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.

alb@Job:27:19 @ I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.

alb@Job:27:20 @ Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.

alb@Job:27:21 @ Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull.

alb@Job:27:22 @ Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,

alb@Job:27:23 @ njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".

alb@Job:28:1 @ "Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.

alb@Job:28:2 @ Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirë jep bakrin.

alb@Job:28:3 @ Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellësitë më të mëdha në kërkim të gurëve të varrosur në terr dhe në hijen e vdekjes.

alb@Job:28:4 @ Ai çel një pus larg vendbanimit, në vende të harruara nga këmbësorët; janë pezull dhe lëkunden larg njerëzve.

alb@Job:28:5 @ Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.

alb@Job:28:6 @ Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.

alb@Job:28:7 @ Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë.

alb@Job:28:8 @ Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.

alb@Job:28:9 @ Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.

alb@Job:28:10 @ Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.

alb@Job:28:11 @ Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura.

alb@Job:28:12 @ Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?

alb@Job:28:13 @ Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.

alb@Job:28:14 @ Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".

alb@Job:28:15 @ Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend

alb@Job:28:16 @ Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.

alb@Job:28:17 @ Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.

alb@Job:28:18 @ Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.

alb@Job:28:19 @ Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.

alb@Job:28:20 @ Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?

alb@Job:28:21 @ Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.

alb@Job:28:22 @ Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".

alb@Job:28:23 @ Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,

alb@Job:28:24 @ sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.

alb@Job:28:25 @ Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,

alb@Job:28:26 @ kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,

alb@Job:28:27 @ atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

alb@Job:28:28 @ dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t`i largohesh së keqes është zgjuarsi"".

alb@Job:29:1 @ Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:

alb@Job:29:2 @ "Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,

alb@Job:29:3 @ kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;

alb@Job:29:4 @ siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,

alb@Job:29:5 @ kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;

alb@Job:29:6 @ kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.

alb@Job:29:7 @ Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,

alb@Job:29:8 @ të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;

alb@Job:29:9 @ princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;

alb@Job:29:10 @ zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.

alb@Job:29:11 @ veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,

alb@Job:29:12 @ sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.

alb@Job:29:13 @ Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.

alb@Job:29:14 @ Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.

alb@Job:29:15 @ Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;

alb@Job:29:16 @ isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.

alb@Job:29:17 @ I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij

alb@Job:29:18 @ Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;

alb@Job:29:19 @ rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;

alb@Job:29:20 @ lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".

alb@Job:29:21 @ Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.

alb@Job:29:22 @ Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.

alb@Job:29:23 @ Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.

alb@Job:29:24 @ Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.

alb@Job:29:25 @ Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.

alb@Job:30:1 @ "Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t`i vija midis qenve të kopesë sime.

alb@Job:30:2 @ Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.

alb@Job:30:3 @ Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë,

alb@Job:30:4 @ duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.

alb@Job:30:5 @ Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.

alb@Job:30:6 @ Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;

alb@Job:30:7 @ ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;

alb@Job:30:8 @ njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.

alb@Job:30:9 @ Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.

alb@Job:30:10 @ Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.

alb@Job:30:11 @ Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.

alb@Job:30:12 @ Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.

alb@Job:30:13 @ Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon.

alb@Job:30:14 @ Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.

alb@Job:30:15 @ Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re.

alb@Job:30:16 @ Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar.

alb@Job:30:17 @ Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim.

alb@Job:30:18 @ Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim.

alb@Job:30:19 @ Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri,

alb@Job:30:20 @ Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.

alb@Job:30:21 @ Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.

alb@Job:30:22 @ Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi.

alb@Job:30:23 @ E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.

alb@Job:30:24 @ me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.

alb@Job:30:25 @ A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?

alb@Job:30:26 @ Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira.

alb@Job:30:27 @ Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.

alb@Job:30:28 @ Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.

alb@Job:30:29 @ Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.

alb@Job:30:30 @ Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia.

alb@Job:30:31 @ Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.

alb@Job:31:1 @ "Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi; si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë?

alb@Job:31:2 @ Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta?

alb@Job:31:3 @ A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen?

alb@Job:31:4 @ Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj?

alb@Job:31:5 @ Në rast se kam vepruar me falsitet, ose në rast se këmba ime është shpejtuar të ndjekë mashtrimin,

alb@Job:31:6 @ le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.

alb@Job:31:7 @ Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia,

alb@Job:31:8 @ le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjofshin.

alb@Job:31:9 @ Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim,

alb@Job:31:10 @ gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.

alb@Job:31:11 @ Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët,

alb@Job:31:12 @ një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia.

alb@Job:31:13 @ Në rast se kam hedhur poshtë të drejtën e shërbëtorit tim dhe të shërbëtores sime, kur po grindeshin me mua,

alb@Job:31:14 @ çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t`i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari?

alb@Job:31:15 @ Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?

alb@Job:31:16 @ Në rast se u kam refuzuar të varfërve atë që dëshironin dhe bëra të veniten sytë e gruas së ve,

alb@Job:31:17 @ në rast se e hëngra vetëm copën e bukës pa i dhënë një pjesë jetimit,

alb@Job:31:18 @ (por që në rininë time unë e rrita si një baba, dhe që në bark të nënës sime e kam ndihmuar gruan e ve)

alb@Job:31:19 @ në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej,

alb@Job:31:20 @ në rast se ijet e tij nuk më kanë bekuar, dhe nuk është ngrohur me leshin e qengjave të mi,

alb@Job:31:21 @ në qoftë se kam ngritur dorën kundër jetimit, sepse e dija që do të ndihmohesha tek porta,

alb@Job:31:22 @ supi im u ndaftë nga shpatulla, krahu im u theftë në bërryl!

alb@Job:31:23 @ Sepse fatkeqësia që vjen nga Perëndia më kall drithma, dhe për shkak të madhështisë së tij nuk mund të bëj asgjë.

alb@Job:31:24 @ Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: "Ti je shpresa ime",

alb@Job:31:25 @ në rast se jam gëzuar sepse pasuritë e mia ishin të mëdha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumë pasuri,

alb@Job:31:26 @ në qoftë se kam shikuar diellin kur shkëlqen ose hënën që shkonte përpara duke ndritur, dhe zemra ime u mashtrua tinëz dhe goja ime puthi dorën time;

alb@Job:31:27 @ edhe ky do të ishte një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, sepse do të kisha mohuar Perëndinë që rri aty lart.

alb@Job:31:28 @ Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fakeqësia

alb@Job:31:29 @ (por unë nuk e lejova gojën time të mëkatonte, duke i uruar të vdesë me një mallkim);

alb@Job:31:30 @ në qoftë se njerëzit e çadrës sime nuk kanë thënë: "Kush mund të gjejë një që nuk është ngopur me mishin e tij?".

alb@Job:31:31 @ (përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit);

alb@Job:31:32 @ në rast se i kam mbuluar mëkatet e mia si Adami, duke e fshehur fajin tim në gji,

alb@Job:31:33 @ sepse kisha frikë nga turma e madhe dhe përbuzja e familjeve më tmerronte, kështu që rrija i heshtur pa dalë nga shtëpia.

alb@Job:31:34 @ Ah, sikur të kisha një që të më dëgjonte! Ja firma ime! I Plotfuqishmi të më përgjigjet! Kundërshtari im të shkruajë një dokument,

alb@Job:31:35 @ dhe unë do ta mbaja me siguri mbi shpatullat e mia, dhe do ta mbaja si një diademë

alb@Job:31:36 @ do t`i jepja llogari për të gjitha hapat e mia, duke iu paraqitur si një princ.

alb@Job:31:37 @ Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të,

alb@Job:31:38 @ në rast se kam ngrënë frytin e saj pa paguar, në rast se u kam nxjerrë frymën e fundit zotërve të saj,

alb@Job:31:39 @ në vend të grurit u rritshin ferra dhe barëra të këqija në vend të elbit".

alb@Job:31:40 @ Këtu mbarojnë fjalët e Jobit.

alb@Job:32:1 @ Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: