Job:32-37




alb@Job:32:1 @ Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.

alb@Job:32:2 @ Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.

alb@Job:32:3 @ Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin.

alb@Job:32:4 @ Elihu kishte pritur për t`i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai.

alb@Job:32:5 @ Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua.

alb@Job:32:6 @ Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t`ju parashtroj mendimin tim.

alb@Job:32:7 @ Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t`u mësojë diturinë".

alb@Job:32:8 @ Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.

alb@Job:32:9 @ Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.

alb@Job:32:10 @ Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.

alb@Job:32:11 @ Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentat tuaja, ndërsa kërkonit të thonit diçka.

alb@Job:32:12 @ Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.

alb@Job:32:13 @ Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".

alb@Job:32:14 @ Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t`i përgjigjem me fjalët tuaja.

alb@Job:32:15 @ Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.

alb@Job:32:16 @ Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje.

alb@Job:32:17 @ Do të paraqes edhe unë pjesën time, do të shtroj edhe unë mendimin tim.

alb@Job:32:18 @ Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.

alb@Job:32:19 @ Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.

alb@Job:32:20 @ Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.

alb@Job:32:21 @ Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;

alb@Job:32:22 @ sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi".

alb@Job:33:1 @ "Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!

alb@Job:33:2 @ Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.

alb@Job:33:3 @ Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.

alb@Job:33:4 @ Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.

alb@Job:33:5 @ Në rast se mundesh, m`u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.

alb@Job:33:6 @ Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.

alb@Job:33:7 @ Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.

alb@Job:33:8 @ Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:

alb@Job:33:9 @ "Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.

alb@Job:33:10 @ Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;

alb@Job:33:11 @ i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".

alb@Job:33:12 @ Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.

alb@Job:33:13 @ Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?

alb@Job:33:14 @ Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:

alb@Job:33:15 @ në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.

alb@Job:33:16 @ Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,

alb@Job:33:17 @ për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,

alb@Job:33:18 @ për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.

alb@Job:33:19 @ Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,

alb@Job:33:20 @ aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.

alb@Job:33:21 @ Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;

alb@Job:33:22 @ kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.

alb@Job:33:23 @ Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t`i tregojë njeriut detyrën e tij.

alb@Job:33:24 @ Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".

alb@Job:33:25 @ Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.

alb@Job:33:26 @ Do t`i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.

alb@Job:33:27 @ Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.

alb@Job:33:28 @ Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".

alb@Job:33:29 @ Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,

alb@Job:33:30 @ për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.

alb@Job:33:31 @ Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas.

alb@Job:33:32 @ Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.

alb@Job:33:33 @ Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë".

alb@Job:34:1 @ Elihu nisi përsëri të flasë dhe tha:

alb@Job:34:2 @ "Dëgjoni, o njerëz të urtë, fjalët e mia, dhe ju, njerëz të ditur, ma vini veshin!

alb@Job:34:3 @ Sepse veshi i shqyrton fjalët, ashtu si qiellza i shijon ushqimet.

alb@Job:34:4 @ Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë.

alb@Job:34:5 @ Sepse Jobi ka thënë: "Jam i drejtë, por Perëndia më ka hequr drejtësinë time.

alb@Job:34:6 @ A duhet të gënjej kundër drejtësisë sime? Plaga ime është e pashërueshme, megjithëse jam pa mëkat".

alb@Job:34:7 @ Kush është si Jobi, që e pi përqeshjen si ujin,

alb@Job:34:8 @ që ecën bashkë me keqbërësit dhe shkon bashkë me njerëzit e këqij?

alb@Job:34:9 @ Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia".

alb@Job:34:10 @ Më dëgjoni, pra, o njerëz me mend! Qoftë larg Perëndisë paudhësia dhe ligësia qoftë larg të Plotfuqishmit!

alb@Job:34:11 @ Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave të tij dhe secilin e bën të gjejë shpërblimin për sjelljen e tij.

alb@Job:34:12 @ Sigurisht Perëndia nuk kryen të keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembëron drejtësinë.

alb@Job:34:13 @ Kush i ka besuar kujdesin për tokën, ose kush e ka vendosur mbi tërë botën?

alb@Job:34:14 @ Në qoftë se Perëndia duhet të vendoste në zemër të vet të tërhiqte mbi vete Frymën e tij dhe frymën e tij,

alb@Job:34:15 @ çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht, dhe njeriu do të kthehej në pluhur.

alb@Job:34:16 @ Në qoftë se ke mend, dëgjoje këtë, vër veshin për të dëgjuar atë që po të them.

alb@Job:34:17 @ A mund të qeverisë ai që urren drejtësinë? A guxon ti të dënosh të Drejtin, të Fuqishmin?

alb@Job:34:18 @ Ai që i thotë një mbreti: "Je për t`u përbuzur" dhe princave: "Jeni të këqij".

alb@Job:34:19 @ Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij.

alb@Job:34:20 @ Në një çast ata vdesin; në mesin e natës njerëzia tronditet dhe zhduket, të fuqishmit çohen tutje pa dorë njeriu.

alb@Job:34:21 @ Sepse ai i mban sytë te rrugët e njeriut, dhe shikon tërë hapat e tij.

alb@Job:34:22 @ Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund të fshihen njerëzit e këqij.

alb@Job:34:23 @ Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri para se ta nxjerrë për gjykim para tij.

alb@Job:34:24 @ Ai i ligështon të fuqishmit pa bërë hetim dhe vë të tjerë në vendin e tyre.

alb@Job:34:25 @ Duke qenë se i njeh veprat e tyre, i rrëzon natën dhe ata shkatërrohen;

alb@Job:34:26 @ i godet si njerëz të këqij para syve të të gjithëve,

alb@Job:34:27 @ sepse janë larguar nga ai pa u kujdesur për rrugët e tij,

alb@Job:34:28 @ deri sa të arrijë tek ai britma e të varfrit, sepse ai dëgjon britmën e të pikëlluarve.

alb@Job:34:29 @ Kur Perëndia jep qetësinë, kush do ta dënojë? Kur fsheh fytyrën e tij, kush do të mund ta shikojë, qoftë kundër një kombi të tërë ose kundër një njeriu të vetëm,

alb@Job:34:30 @ për të penguar që i pabesi të mbretërojë dhe që populli të zihet ndër leqe?

alb@Job:34:31 @ Dikush mund t`i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen;

alb@Job:34:32 @ tregomë atë që nuk arrij të shikoj; në rast se kam kryer ndonjë paudhësi, nuk do ta bëj më"?

alb@Job:34:33 @ A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di.

alb@Job:34:34 @ Njerëzit me mend; si çdo njeri i urtë që më dëgjon, do të më thonë:

alb@Job:34:35 @ "Jobi flet pa mend, fjalët e tij nuk kanë dituri".

alb@Job:34:36 @ Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,

alb@Job:34:37 @ sepse i shton mëkatit të tij revoltën, rreh duart mes nesh dhe i shumëzon fjalët e tij kundër Perëndisë".

alb@Job:35:1 @ Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:

alb@Job:35:2 @ "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?

alb@Job:35:3 @ Në fakt ke thënë: "Ç`dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".

alb@Job:35:4 @ Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.

alb@Job:35:5 @ Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.

alb@Job:35:6 @ Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?

alb@Job:35:7 @ Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?

alb@Job:35:8 @ Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t`i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.

alb@Job:35:9 @ Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;

alb@Job:35:10 @ por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,

alb@Job:35:11 @ që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"

alb@Job:35:12 @ Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.

alb@Job:35:13 @ Me siguri Perëndia nuk ka për t`i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t`jua vërë veshin.

alb@Job:35:14 @ Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.

alb@Job:35:15 @ Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,

alb@Job:35:16 @ Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".

alb@Job:36:1 @ Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:

alb@Job:36:2 @ "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.

alb@Job:36:3 @ Do ta sjell larg atë që di dhe do t`i jap hak atij që më ka krijuar.

alb@Job:36:4 @ Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.

alb@Job:36:5 @ Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.

alb@Job:36:6 @ Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.

alb@Job:36:7 @ Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.

alb@Job:36:8 @ Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,

alb@Job:36:9 @ atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.

alb@Job:36:10 @ Kështu ai ua hap veshët për t`u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.

alb@Job:36:11 @ Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t`i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;

alb@Job:36:12 @ por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.

alb@Job:36:13 @ Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,

alb@Job:36:14 @ kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.

alb@Job:36:15 @ Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.

alb@Job:36:16 @ Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.

alb@Job:36:17 @ Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.

alb@Job:36:18 @ Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.

alb@Job:36:19 @ Vallë a do t`i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?

alb@Job:36:20 @ Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.

alb@Job:36:21 @ Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.

alb@Job:36:22 @ Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?

alb@Job:36:23 @ Vallë, kush mund t`i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t`i thotë: "Ti ke bërë keq"?

alb@Job:36:24 @ Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;

alb@Job:36:25 @ tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t`i soditë nga larg.

alb@Job:36:26 @ Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.

alb@Job:36:27 @ Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,

alb@Job:36:28 @ që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.

alb@Job:36:29 @ Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?

alb@Job:36:30 @ Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.

alb@Job:36:31 @ Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.

alb@Job:36:32 @ Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.

alb@Job:36:33 @ Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.

alb@Job:37:1 @ Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.

alb@Job:37:2 @ Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!

alb@Job:37:3 @ Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.

alb@Job:37:4 @ Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.

alb@Job:37:5 @ Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t`i kuptojmë.

alb@Job:37:6 @ I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.

alb@Job:37:7 @ Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.

alb@Job:37:8 @ Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.

alb@Job:37:9 @ Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.

alb@Job:37:10 @ Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.

alb@Job:37:11 @ I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.

alb@Job:37:12 @ Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.

alb@Job:37:13 @ I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.

alb@Job:37:14 @ Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!

alb@Job:37:15 @ A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij?

alb@Job:37:16 @ A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?

alb@Job:37:17 @ A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?

alb@Job:37:18 @ Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?

alb@Job:37:19 @ Na mëso se çfarë duhet t`i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.

alb@Job:37:20 @ A mund t`i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.

alb@Job:37:21 @ Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re.

alb@Job:37:22 @ Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.

alb@Job:37:23 @ Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.

alb@Job:37:24 @ Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".

alb@Job:38:1 @ Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: