Job:38-41




alb@Job:38:1 @ Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:

alb@Job:38:2 @ "Kush është ai që e errëson planin tim me fjalë që nuk kanë kuptim?

alb@Job:38:3 @ Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.

alb@Job:38:4 @ Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.

alb@Job:38:5 @ Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?

alb@Job:38:6 @ Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,

alb@Job:38:7 @ kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?

alb@Job:38:8 @ Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,

alb@Job:38:9 @ kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?

alb@Job:38:10 @ Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,

alb@Job:38:11 @ dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?

alb@Job:38:12 @ Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,

alb@Job:38:13 @ që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?

alb@Job:38:14 @ Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje.

alb@Job:38:15 @ Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet.

alb@Job:38:16 @ A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës?

alb@Job:38:17 @ Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes?

alb@Job:38:18 @ A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto!

alb@Job:38:19 @ Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij,

alb@Job:38:20 @ që ti të mund t`i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë në shtëpinë e tij?

alb@Job:38:21 @ Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe numri i ditëve të tua është i madh.

alb@Job:38:22 @ Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit

alb@Job:38:23 @ që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës?

alb@Job:38:24 @ Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë?

alb@Job:38:25 @ Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve,

alb@Job:38:26 @ që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,

alb@Job:38:27 @ për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?

alb@Job:38:28 @ Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?

alb@Job:38:29 @ Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?

alb@Job:38:30 @ Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.

alb@Job:38:31 @ A mund t`i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?

alb@Job:38:32 @ A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?

alb@Job:38:33 @ A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

alb@Job:38:34 @ A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?

alb@Job:38:35 @ Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".

alb@Job:38:36 @ Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?

alb@Job:38:37 @ Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit

alb@Job:38:38 @ kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?

alb@Job:38:39 @ A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,

alb@Job:38:40 @ kur struken në strofkat e tyre apo rrinë në pritë në strukën e tyre?

alb@Job:38:41 @ Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim?

alb@Job:39:1 @ A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit apo ke vërejtur vallë pjelljen e drenushave?

alb@Job:39:2 @ A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin?

alb@Job:39:3 @ Mblidhen dhe pjellin të vegjlit e tyre, duke u dhënë fund kështu dhembjeve të tyre.

alb@Job:39:4 @ Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre.

alb@Job:39:5 @ Kush lë të lirë gomarin e egër, kush e ka zgjidhur gomarin e egër,

alb@Job:39:6 @ të cilit i kam caktuar të rrijë në shkretëtirë dhe tokën e kripur si banesë?

alb@Job:39:7 @ Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie.

alb@Job:39:8 @ Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër.

alb@Job:39:9 @ Bualli vallë a pranon të të shërbejë ose të kalojë natën pranë grazhdit tënd?

alb@Job:39:10 @ A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje?

alb@Job:39:11 @ A do t`i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t`ia lësh atij punën tënde?

alb@Job:39:12 @ A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?

alb@Job:39:13 @ Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.

alb@Job:39:14 @ Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.

alb@Job:39:15 @ duke harruar që një këmbë mund t`i shtypë ose një kafshë e fushave mund t`i shkelë.

alb@Job:39:16 @ I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,

alb@Job:39:17 @ sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.

alb@Job:39:18 @ Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.

alb@Job:39:19 @ A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten?

alb@Job:39:20 @ A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr.

alb@Job:39:21 @ Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë.

alb@Job:39:22 @ Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës.

alb@Job:39:23 @ Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta.

alb@Job:39:24 @ Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.

alb@Job:39:25 @ Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës.

alb@Job:39:26 @ Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut?

alb@Job:39:27 @ Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?

alb@Job:39:28 @ Banon mbi shkëmbinj dhe qëndron mbi krepa të rrëpirta.

alb@Job:39:29 @ Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.

alb@Job:39:30 @ Të vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo".

alb@Job:40:1 @ Zoti vazhdoi t`i përgjigjet Jobit dhe tha:

alb@Job:40:2 @ "Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t`i përgjigjet kësaj pyetjeje".

alb@Job:40:3 @ Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha:

alb@Job:40:4 @ "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time.

alb@Job:40:5 @ Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë".

alb@Job:40:6 @ Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:

alb@Job:40:7 @ "Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.

alb@Job:40:8 @ A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?

alb@Job:40:9 @ A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?

alb@Job:40:10 @ Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.

alb@Job:40:11 @ Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli,

alb@Job:40:12 @ shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.

alb@Job:40:13 @ Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta.

alb@Job:40:14 @ Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.

alb@Job:40:15 @ Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.

alb@Job:40:16 @ Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.

alb@Job:40:17 @ E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.

alb@Job:40:18 @ Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.

alb@Job:40:19 @ Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t`i afrohet atij me shpatën e tij.

alb@Job:40:20 @ Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,

alb@Job:40:21 @ ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.

alb@Job:40:22 @ Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.

alb@Job:40:23 @ Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.

alb@Job:40:24 @ Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t`i shpojë flegrat e hundës me gremça?

alb@Job:41:1 @ A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose të mbash të palëvizur gjuhën e tij me një litar?

alb@Job:41:2 @ A mund t`i vësh një xunkth në flegrat e hundës ose t`i shposh nofullën me një çengel?

alb@Job:41:3 @ A do të të lutet ai së tepërmi apo do të të drejtojë fjalë të ëmbla?

alb@Job:41:4 @ A do të lidhë një besëlidhje me ty, që ti ta marrësh si shërbëtor për gjithnjë?

alb@Job:41:5 @ A do të lozësh me të si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua?

alb@Job:41:6 @ Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve?

alb@Job:41:7 @ A mund të mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja?

alb@Job:41:8 @ Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.

alb@Job:41:9 @ Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri.

alb@Job:41:10 @ Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?

alb@Job:41:11 @ Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.

alb@Job:41:12 @ Nuk do t`i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.

alb@Job:41:13 @ Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t`i afrohet me një fre të dyfishtë?

alb@Job:41:14 @ Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?

alb@Job:41:15 @ Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.

alb@Job:41:16 @ Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.

alb@Job:41:17 @ Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.

alb@Job:41:18 @ Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.

alb@Job:41:19 @ Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.

alb@Job:41:20 @ Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.

alb@Job:41:21 @ Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë.

alb@Job:41:22 @ Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri.

alb@Job:41:23 @ Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin.

alb@Job:41:24 @ Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.

alb@Job:41:25 @ Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar.

alb@Job:41:26 @ Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën.

alb@Job:41:27 @ E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi.

alb@Job:41:28 @ Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte.

alb@Job:41:29 @ Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës.

alb@Job:41:30 @ Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë.

alb@Job:41:31 @ E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem.

alb@Job:41:32 @ Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat.

alb@Job:41:33 @ Mbi tokë nuk ka asgjë që t`i ngjajë, që të jetë bërë pa pasur fare frikë.

alb@Job:41:34 @ Shiko në fytyrë tërë njerëzit mendjemëdhenj; ai është mbret mbi të gjitha bishat më madhështore".

alb@Job:42:1 @ Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha:


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: