Job:9-10




alb@Job:9:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:9:2 @ "Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?

alb@Job:9:3 @ Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t`i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.

alb@Job:9:4 @ Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?

alb@Job:9:5 @ Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.

alb@Job:9:6 @ Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen.

alb@Job:9:7 @ Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet.

alb@Job:9:8 @ I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.

alb@Job:9:9 @ Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.

alb@Job:9:10 @ Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.

alb@Job:9:11 @ Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.

alb@Job:9:12 @ Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t`ia rimarrë? Kush mund t`i thotë: "Çfarë po bën?".

alb@Job:9:13 @ Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.

alb@Job:9:14 @ Si mund t`i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?

alb@Job:9:15 @ Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t`i përgjigjem, por do t`i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.

alb@Job:9:16 @ Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,

alb@Job:9:17 @ ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.

alb@Job:9:18 @ Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.

alb@Job:9:19 @ Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t`u paraqitur?

alb@Job:9:20 @ Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur

alb@Job:9:21 @ Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.

alb@Job:9:22 @ Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".

alb@Job:9:23 @ Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.

alb@Job:9:24 @ Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?

alb@Job:9:25 @ Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.

alb@Job:9:26 @ Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.

alb@Job:9:27 @ Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar",

alb@Job:9:28 @ më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.

alb@Job:9:29 @ Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?

alb@Job:9:30 @ Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,

alb@Job:9:31 @ ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.

alb@Job:9:32 @ Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t`i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.

alb@Job:9:33 @ Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy.

alb@Job:9:34 @ Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.

alb@Job:9:35 @ Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.

alb@Job:10:1 @ "Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!

alb@Job:10:2 @ Do t`i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.

alb@Job:10:3 @ A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?

alb@Job:10:4 @ A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?

alb@Job:10:5 @ A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,

alb@Job:10:6 @ sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,

alb@Job:10:7 @ megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?

alb@Job:10:8 @ Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.

alb@Job:10:9 @ Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!

alb@Job:10:10 @ A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?

alb@Job:10:11 @ Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.

alb@Job:10:12 @ Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,

alb@Job:10:13 @ por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.

alb@Job:10:14 @ Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.

alb@Job:10:15 @ Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.

alb@Job:10:16 @ Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.

alb@Job:10:17 @ Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.

alb@Job:10:18 @ Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!

alb@Job:10:19 @ Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.

alb@Job:10:20 @ A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;

alb@Job:10:21 @ para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,

alb@Job:10:22 @ të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira".

alb@Job:11:1 @ Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: