pBiblx2 Field Wise - User Settings



John:12:20-36




alb@John:12:20 @ Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.

alb@John:12:21 @ Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: ``Zot, duam të shohim Jezusin``.

alb@John:12:22 @ Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.

alb@John:12:23 @ Por Jezusi u përgjigj atyre duke thënë: ``Ora ka ardhur, në të cilën Biri i njeriut duhet të përlëvdohet,

alb@John:12:24 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!

alb@John:12:25 @ Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.

alb@John:12:26 @ Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.

alb@John:12:27 @ Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.

alb@John:12:28 @ O Atë, përlëvdo emrin tënd!`` Atëherë një zë erdhi nga qielli: ``E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!``.

alb@John:12:29 @ Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: ``Një engjëll i ka folur!``.

alb@John:12:30 @ Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: ``Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.

alb@John:12:31 @ Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!

alb@John:12:32 @ Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t`i tërheq të gjithë tek unë``.

alb@John:12:33 @ Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç`lloj vdekje duhet të vdiste.

alb@John:12:34 @ Turma iu përgjigj: ``Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?``.

alb@John:12:35 @ Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon``.

alb@John:12:36 @ ``Gjersa keni dritë, besoni në dritë, që të bëheni bij të dritës``. Këto gjëra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: