John:19:28-37




alb@John:19:28 @ Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: ``Kam etje!``.

alb@John:19:29 @ Por aty ishte një enë plot me uthull. Pasi shtinë një sfungjer në uthull dhe e vunë në majë të një dege hisopi, ia afruan te goja.

alb@John:19:30 @ Kur Jezusi e mori uthullën, tha: ``U krye!``. Dhe duke ulur kryet, dha frymën.

alb@John:19:31 @ Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t`u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.

alb@John:19:32 @ Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj edhe tjetrit që ishte kryqëzuar me të;

alb@John:19:33 @ por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,

alb@John:19:34 @ por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.

alb@John:19:35 @ Dhe ai që ka parë, ka dëshmuar për këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di se thotë të vërtetën, që ju të besoni.

alb@John:19:36 @ Këto gjëra në fakt ndodhën që të përmbushet Shkrimi: ``Nuk do t`i thyhet asnjë eshtër``.

alb@John:19:37 @ Dhe akoma një Shkrim tjetër thotë: ``Do të vështrojnë atë që e kanë tejshpuar``.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: