Joshua:24:1-27




alb@Joshua:24:1 @ Pastaj Jozueu mblodhi të gjitha fiset e Izraelit në Sikem, dhe thirri pleqtë e Izraelit, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, që u paraqitën përpara Perëndisë.

alb@Joshua:24:2 @ Dhe Jozueu i tha tërë popullit: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: "Në kohërat e kaluara, etërit tuaj, si Terahu, ati i Abrahamit dhe i Nahorit, banonin matanë lumit dhe u shërbenin perëndive të tjera.

alb@Joshua:24:3 @ Unë mora atin tuaj Abrahamin nga ana tjetër e lumit, e bëra të kalojë nëpër gjithë vendin e Kanaanit, shumëzova pasardhësit e tij dhe i dhashë Isakun.

alb@Joshua:24:4 @ Isakut i dhashë Jakobin dhe Esaun; Esaut i dhashë si trashëgimi malin e Seirit; por Jakobi dhe bijtë e tij zbritën në Egjipt.

alb@Joshua:24:5 @ Pastaj dërgova Moisiun dhe Aaronin dhe godita Egjiptin me atë që bëra në mes të tij; pastaj ju nxora jashtë.

alb@Joshua:24:6 @ Kështu nxora nga Egjipti etërit tuaj, dhe ju arritët në det. Egjiptasit i ndoqën etërit tuaj me qerre dhe me kalorës deri në Detin e Kuq.

alb@Joshua:24:7 @ Por ata i klithën Zotit, dhe ai vendosi një errësirë të dendur midis jush dhe Egjiptasve; pastaj hodha mbi ta detin, që i mbuloi; dhe sytë tuaj panë atë që u bëra Egjiptasve. Pastaj qëndruat për një kohë të gjatë në shkretëtirë.

alb@Joshua:24:8 @ Unë ju çova në vendin e Amorejve, që banonin matanë Jordanit; ata luftuan kundër jush dhe unë jua dhashë në dorë; ju pushtuat vendin e tyre dhe unë i shpartallova para jush.

alb@Joshua:24:9 @ Pastaj Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, u ngrit për të luftuar Izraelin; dhe dërgoi të thërrasë Balaamin, djalin e Beorit, që t`ju mallkonte;

alb@Joshua:24:10 @ por unë nuk desha të dëgjoj Balaamin; prandaj ai ju bekoi me të madhe, dhe ju çlirova nga duart e Balakut.

alb@Joshua:24:11 @ Kaluat pastaj Jordanin dhe arritët në Jeriko; banorët e Jerikos luftuan kundër jush; kështu bënë Amorejtë, Perezejtë, Kananejtë, Hitejtë, Girgasejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë; por unë jua dorëzova në dorë.

alb@Joshua:24:12 @ Dhe çova para jush grerëzat, që i bënë të ikin para jush, ashtu si kishte ndodhur me dy mbretërit e Amorejve; por kjo nuk ishte meritë e shpatës ose e harkut tënd.

alb@Joshua:24:13 @ Dhe ju dhashë një tokë për të cilën nuk kishit punuar dhe qytete që nuk i kishit ndërtuar, dhe ju banuat në to; dhe tani hani frytin e vreshtave dhe të ullishteve që nuk keni mbjellë".

alb@Joshua:24:14 @ Prandaj tani t`ia kini frikën Zotit dhe shërbejeni me ndershmëri dhe besnikëri; hiqni perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit dhe në Egjipt, dhe vihuni në shërbim të Zotit.

alb@Joshua:24:15 @ Dhe në rast se ju duket një gjë e keqe t`i shërbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t`i shërbeni, o perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit, o perënditë e Amorejve, në vendin e të cilëve

alb@Joshua:24:16 @ Atëherë populli u përgjigj dhe tha: "Larg qoftë që ne të braktisim Zotin për t`u shërbyer perëndive të tjera!

alb@Joshua:24:17 @ Sepse Zoti, Perëndia ynë, është ai që na nxori ne dhe etërit tanë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë, që ka bërë mrekullira të mëdha para syve tanë dhe që na ka mbrojtur gjatë gjithë rrugës që bëmë dhe midis gjithë popujve në mes të të cilëve kemi kaluar;

alb@Joshua:24:18 @ dhe Zoti ka dëbuar para nesh tërë popujt dhe Amorejtë që banonin në këtë vend; prandaj ne do t`i shërbejmë Zotit, sepse ai është Perëndia ynë".

alb@Joshua:24:19 @ Por Jozueu i tha popullit: "Ju nuk mund t`i shërbeni Zotit, sepse ai është një Perëndi i shenjtë, një Perëndi ziliqar; ai nuk do t`i falë shkeljet dhe mëkatet tuaja.

alb@Joshua:24:20 @ Kur ta braktisni Zotin dhe t`u shërbeni perëndive të huaja, ai do të kthehet për t`ju bërë keq dhe për t`ju konsumuar pas aq të mirave që ju ka bërë"

alb@Joshua:24:21 @ Dhe populli i tha Jozueut: "Jo, ne do t`i shërbejmë Zotit".

alb@Joshua:24:22 @ Atëherë Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dëshmitarë kundër vetvetes, pse keni zgjedhur për vete Zotin për t`i shërbyer!". Ata iu përgjigjën: "Jemi dëshmitarë!".

alb@Joshua:24:23 @ Jozueu tha: "Hiqni, pra, perënditë e huaja që janë në mes tuaj dhe përuleni zemrën tuaj Zotit, Perëndisë së Izraelit!".

alb@Joshua:24:24 @ Populli iu përgjigj Jozueut: "Ne do t`i shërbejmë Zotit, Perëndisë tonë, dhe do t`i bindemi zërit të tij".

alb@Joshua:24:25 @ Kështu Jozueu lidhi atë ditë një besëlidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe dekretet në Sikem.

alb@Joshua:24:26 @ Pastaj Jozueu shkroi këto gjëra në librin e ligjit të Perëndisë; dhe mori një gur të madh dhe e vendosi aty, poshtë lisit, pranë shenjtërores së Zotit.

alb@Joshua:24:27 @ Jozueu i tha pastaj tërë popullit: "Ja, ky gur do të jetë një dëshmitar kundër nesh, sepse ai i dëgjoi tërë fjalët që na tha Zoti; ai, pra, do të shërbejë si dëshmitar kundër jush, me qëllim që të mos e mohoni Perëndinë tuaj".


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: