Lamentations:1-5




alb@Lamentations:1:1 @ Si qëndron vallë i vetmuar qyteti që ishte plot e përplot me popull? E madhja midis kombeve është bërë si një e ve; princesha midis provincave i është nënshtruar haraçit.

alb@Lamentations:1:2 @ Ajo qan me hidhërim natën, lotët vijëzojnë faqet e saj; midis gjithë atyre që e donin nuk ka njeri që ta ngushëllojë; tërë miqtë e saj e kanë tradhëtuar, janë bërë armiq të saj.

alb@Lamentations:1:3 @ Juda ka shkuar në robëri, mbi të rëndojnë pikëllimi dhe një skllavëri e rëndë; ai banon midis kombeve, nuk gjen prehje; tërë përndjekësit e tij e kanë arritur midis fatkeqësive.

alb@Lamentations:1:4 @ Rrugët e Sionit mbajnë zi, sepse askush nuk vjen më në festat solemne; tërë portat e tij janë të shkreta, priftërinjtë e tij psherëtijnë, virgjëreshat e tij hidhërohen dhe ai është në trishtim.

alb@Lamentations:1:5 @ Kundërshtarët e tij janë bërë sundimtarë, armiqtë e tij begatohen, sepse Zoti e ka mjeruar për shkak të morisë së shkeljeve të tij; fëmijët e tij kanë shkuar në robëri përpara armikut.

alb@Lamentations:1:6 @ Vajza e Sionit ka humbur tërë madhështinë e saj; krerët e tij janë bërë si drerë që nuk gjejnë kullotë; ecin pa forca përpara atyre që i ndjekin.

alb@Lamentations:1:7 @ Në ditët e trishtimit të tij dhe të endjes Jeruzalemi kujton tërë të mirat e çmuara që zotëronte qysh nga ditët e lashta. Kur populli i tij binte në dorë të armikut dhe askush nuk i vinte në ndihmë, kundërshtarët e tij e shikonin dhe qeshnin me shkatërrimin e tij.

alb@Lamentations:1:8 @ Jeruzalemi ka mëkatuar rëndë, prandaj është bërë një gjë e fëlliqur; tërë ata që e nderonin e përçmojnë, sepse e kanë parë lakuriq, po, ai psherëtin dhe kthehet prapa.

alb@Lamentations:1:9 @ Fëlliqësia e tij ishte në cepat e rrobave të tij, nuk mendonte për fundin e tij; prandaj ra në mënyrë të habitshme, pa pasur njeri që ta ngushëllojë: "Shiko, o Zot, dëshpërimin tim sepse armiku po ngrihet".

alb@Lamentations:1:10 @ Kundërshtari ka shtrirë dorën mbi të gjitha thesaret e tua, sepse pa kombet të hyjnë në shenjtëroren tënde; pikërisht ata që ti u kishe urdhëruar të mos hynin në kuvendin tënd.

alb@Lamentations:1:11 @ Tërë populli i tij psherëtin duke kërkuar bukë; japin gjërat e tyre më të çmuara për ushqim me qëllim që të rifitojnë jetën. "Shiko, o Zot, dhe kqyr sa jam bërë i neveritshëm!". pranimi i mëkateve të tij dhe pasojat e tyre

alb@Lamentations:1:12 @ "Asgjë e tillë mos t`ju ndodhë, o ju që kaloni afër. Soditni dhe shikoni, në se ka një dhimbje të ngjashme me dhembjen time, ajo që më brengos dhe që Zoti më ka dhënë ditën e zemërimit të tij të zjarrtë.

alb@Lamentations:1:13 @ Nga lart ka dërguar një zjarr në kockat e mia, i kaplon ato; ka shtrirë një rrjetë në këmbët e mia, më ka kthyer prapa, më ka shkretuar në kapitjen e ditëve të mia.

alb@Lamentations:1:14 @ Nga dora e tij është lidhur zgjedha e shkeljeve të mia, që lidhen bashkë dhe rëndojnë mbi qafën time; më ka pakësuar forcën time; Zoti më ka lënë në duart e atyre të cilëve nuk mund t`u bëj ballë.

alb@Lamentations:1:15 @ Zoti ka rrëzuar në mesin tim tërë trimat e mi; ka thirrur kundër meje një kuvend për të shtypur të rinjtë e mi; Zoti ka shtypur si në një butinë bijën e virgjër të Judës.

alb@Lamentations:1:16 @ Prandaj unë qaj; sytë e mi, vetë sytë e mi shkrihen ndër lot, sepse ngushëlluesi që do të mund të më jepte përsëri jetën është larg meje. Bijtë e mi janë të dëshpëruar, sepse armiku doli fitimtar".

alb@Lamentations:1:17 @ Sioni zgjat duart e tij, por nuk ka njeri që ta ngushëllojë. Përsa i përket Jakobit, Zoti ka urdhëruar që ata që janë rreth tij të bëhen armiq të tij. Jeruzalemi është bërë në mes tyre si një gjë e papastër.

alb@Lamentations:1:18 @ Zoti është i drejtë, sepse jam rebeluar kundër fjalës së tij. Dëgjoni, pra, o popuj mbarë, dhe shikoni dhimbjen time! Virgjëreshat e mia dhe të rinjtë e mi kanë shkuar në robëri.

alb@Lamentations:1:19 @ Thirra dashnorët e mi, por ata më kanë mashtruar; priftërinjt e mi dhe pleqtë e mi nxorën frymën e fundit në qytet, ndërsa kërkonin ushqim për të shpëtuar jetën e tyre.

alb@Lamentations:1:20 @ Shiko, o Zot, unë jam në ankth. Zorrët e mia dridhen, zemra ime është e tronditur brenda meje, sepse kam qënë rebele e madhe. Jashtë shpata më la pa bij, në shtëpi është si të jetë vdekje.

alb@Lamentations:1:21 @ Më dëgjojnë që psherëtij, askush nuk më ngushëllon. Tërë armiqtë e mi e kanë mësuar fatkeqësinë time dhe janë të kënaqur që ti ke bërë këtë gjë. Ti do të sjellësh ditën që ke lajmëruar, dhe atëherë do të jenë si unë.

alb@Lamentations:1:22 @ Le të vijë para teje tërë ligësia e tyre, dhe trajtoi ashtu si më ke trajtuar mua për shkak të të gjitha shkeljeve të mia. Sepse të shumta janë psherëtimat e mia dhe zemra ime lëngon.

alb@Lamentations:2:1 @ Si bëhet që në zemërimin e tij Zoti ka mbuluar me një re bijën e Sionit? Ai ka hedhur nga qielli në tokë lavdinë e Izraelit dhe nuk u kujtua për ndenjësen e këmbëve të tij ditën e zemërimit të tij.

alb@Lamentations:2:2 @ Zoti i ka shkatërruar pa mëshirë të gjitha banesat e Jakobit; në zemërimin e tij ka shembur fortesat e bijës së Judës, i ka hedhur për tokë duke përdhosur mbretërinë dhe krerët e saj.

alb@Lamentations:2:3 @ Me një zemërim të zjarrtë ka thyer tërë fuqinë e Izraelit, ka tërhequr të djathtën e tij përpara armikut, ka djegur në mes të Jakobit si një zjarr flakërues që gllabëron gjithçka rreth e qark.

alb@Lamentations:2:4 @ Ka nderur harkun e tij si një armik, ka ngritur dorën e djathtë si një kundërshtar, ka shkatërruar të gjitha ato që ishin të këndshme për sytë në çadrën e bijës së Sionit, e ka derdhur zemërimin e tij si një zjarr.

alb@Lamentations:2:5 @ Zoti u bë si një armik; përpiu Izraelin, përpiu tërë pallatet e tij, shkatërroi fortesat e tij, shumëfishoi të qarat dhe vajtimet tek e bija e Judës.

alb@Lamentations:2:6 @ Shkatërroi tabernakullin e tij si një kopësht, prishi vendin ku mblidhet kuvendi; Zoti bëri të harrohen në Sion festat solemne dhe të shtunat dhe gjatë tërbimit e të zemërimit të tij hodhi poshtë mbretër dhe priftërinj.

alb@Lamentations:2:7 @ Zoti braktisi altarin e tij, hodhi poshtë shenjtëroren e tij, dorëzoi në dorë të armikut muret e fortesave të tij; ata lartuan britma në shtëpinë e Zotit si në një ditë feste solemne.

alb@Lamentations:2:8 @ Zoti vendosi të shkatërrojë muret e bijës së Sionit; vuri litarin, nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi; ka bërë të vajtojnë fortesa dhe mure; që të dyja lëngojnë.

alb@Lamentations:2:9 @ Portat e tij janë fundosur në dhe; ai ka prishur dhe ka copëtuar shufrat e tyre; mbreti i tij dhe krerët e tij ndodhen midis kombeve; nuk ka më ligj, dhe profetët e tij nuk marrin asnjë vegim nga Zoti.

alb@Lamentations:2:10 @ Pleqtë e bijës së Sionit ulen për tokë në heshtje; kanë hedhur pluhur mbi kokën e tyre, kanë ngjeshur trupin me thes; virgjëreshat e Jeruzalemit ulin deri në tokë kokën e tyre.

alb@Lamentations:2:11 @ Sytë e mi konsumohen nga të qarat, zorrët e mia drithërohen, mëlçia ime përhapet për tokë për shkak të shkatërrimit të bijës së popullit tim, për ligështimin e fëmijëve dhe të foshnjave në gji në sheshet e qytetit.

alb@Lamentations:2:12 @ Ata u kërkonin nënave të tyre: "Ku është gruri dhe vera?", ndërsa po ligështoheshin si të plagosur për vdekje në sheshet e qytetit dhe jepnin shpirt në prehrin e nënave të tyre.

alb@Lamentations:2:13 @ Si mund të të jap zemër? Në çfarë do të të ngjas, o bijë e Jeruzalemit? Çfarë gjë do të krahasoj me ty që të të ngushëlloj, o bijë e virgjër e Jeruzalemit? Sepse shkatërrimi yt është i madh si deti; kush mund të të shërojë?

alb@Lamentations:2:14 @ Profetët e tu kanë pasur për ty vegime të rreme dhe të paarsyeshme; nuk kanë zbuluar lakuriq paudhësinë tënde që të largojnë robërinë prej teje; ata kanë shqiptuar për ty profeci të rreme dhe mashtruese.

alb@Lamentations:2:15 @ Tërë kalimtarët i rrahin duart kundër teje; fërshëllejnë dhe tundin kokën kundër bijës së Jeruzalemit: "Ky qënka qyteti që e quanin "bukuri e përsosur", "gëzimi i tërë tokës"?".

alb@Lamentations:2:16 @ Tërë armiqtë e tu hapin gojën kundër teje; fërshëllejnë dhe kërcëllijnë dhëmbët, dhe thonë: "E kemi gëlltitur! Po, kjo është dita që prisnim; arritëm ta shohim".

alb@Lamentations:2:17 @ Zoti ka realizuar atë që kishte menduar; ka mbajtur fjalën që kishte dekretuar në ditët e lashta. Ka shkatërruar pa asnjë mëshirë, ka vepruar në mënyrë që armiku të gëzohet me ty, ka lavdëruar fuqinë e kundërshtarëve të tu.

alb@Lamentations:2:18 @ Zemra e tyre i bërtet Zotit: "O mure të bijës së Sionit, bëni që të derdhen lotët si një përrua ditën e natën. Mos i jepni qetësi vetes, mos paçin çlodhje bebet e syve tuaj.

alb@Lamentations:2:19 @ Çohuni, bërtisni natën, në fillim të çdo vigjiljeje. Derdhni si ujë zemrën tuaj përpara fytyrës së Zotit. Ngrini duart në drejtim të tij për jetën e fëmijëve tuaj, që mpaken nga uria në hyrje të të gjitha rrugëve".

alb@Lamentations:2:20 @ "Shiko, o Zot, dhe shqyrto. Cilin ke trajtuar në këtë mënyrë? A duhet të hanin gratë frytin e barkut të tyre, fëmijët që përkëdhelnin? A duhet të vriteshin prifti dhe profeti në shenjtëroren e tij?

alb@Lamentations:2:21 @ Të vegjëlit dhe pleqtë dergjen për tokë nëpër rrugë; virgjëreshat e mia dhe të rinjtë e mi kanë rënë nga shpata; ti i ke vrarë ditën e zëmërimit tënd, i ke masakruar pa mëshirë.

alb@Lamentations:2:22 @ Ti ke mbledhur si për një ditë feste tmerret që më rrethojnë nga çdo anë. Në ditën e zemërimit të Zotit nuk pati as ikanak as të mbetur. Ata që kisha ushqyer me gji dhe që kisha rritur, i shfarosi armiku im".

alb@Lamentations:3:1 @ Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.

alb@Lamentations:3:2 @ Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.

alb@Lamentations:3:3 @ Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.

alb@Lamentations:3:4 @ Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.

alb@Lamentations:3:5 @ Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.

alb@Lamentations:3:6 @ Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.

alb@Lamentations:3:7 @ Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.

alb@Lamentations:3:8 @ Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.

alb@Lamentations:3:9 @ Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.

alb@Lamentations:3:10 @ Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta

alb@Lamentations:3:11 @ Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.

alb@Lamentations:3:12 @ Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.

alb@Lamentations:3:13 @ Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.

alb@Lamentations:3:14 @ Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.

alb@Lamentations:3:15 @ Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.

alb@Lamentations:3:16 @ Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.

alb@Lamentations:3:17 @ Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien.

alb@Lamentations:3:18 @ Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".

alb@Lamentations:3:19 @ Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.

alb@Lamentations:3:20 @ Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.

alb@Lamentations:3:21 @ Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj.

alb@Lamentations:3:22 @ Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.

alb@Lamentations:3:23 @ Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.

alb@Lamentations:3:24 @ "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.

alb@Lamentations:3:25 @ Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.

alb@Lamentations:3:26 @ Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.

alb@Lamentations:3:27 @ Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.

alb@Lamentations:3:28 @ Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.

alb@Lamentations:3:29 @ Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.

alb@Lamentations:3:30 @ Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.

alb@Lamentations:3:31 @ Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;

alb@Lamentations:3:32 @ por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,

alb@Lamentations:3:33 @ sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.

alb@Lamentations:3:34 @ Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,

alb@Lamentations:3:35 @ kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,

alb@Lamentations:3:36 @ kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?

alb@Lamentations:3:37 @ Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?

alb@Lamentations:3:38 @ E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?

alb@Lamentations:3:39 @ Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?

alb@Lamentations:3:40 @ Le të shqyrtojmë rrugët tona, t`i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.

alb@Lamentations:3:41 @ Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.

alb@Lamentations:3:42 @ Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.

alb@Lamentations:3:43 @ Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.

alb@Lamentations:3:44 @ Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.

alb@Lamentations:3:45 @ Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.

alb@Lamentations:3:46 @ Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.

alb@Lamentations:3:47 @ Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.

alb@Lamentations:3:48 @ Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.

alb@Lamentations:3:49 @ Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,

alb@Lamentations:3:50 @ deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.

alb@Lamentations:3:51 @ Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.

alb@Lamentations:3:52 @ Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.

alb@Lamentations:3:53 @ Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.

alb@Lamentations:3:54 @ Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".

alb@Lamentations:3:55 @ Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.

alb@Lamentations:3:56 @ Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.

alb@Lamentations:3:57 @ Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"

alb@Lamentations:3:58 @ O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.

alb@Lamentations:3:59 @ O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!

alb@Lamentations:3:60 @ Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.

alb@Lamentations:3:61 @ Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,

alb@Lamentations:3:62 @ fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.

alb@Lamentations:3:63 @ Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.

alb@Lamentations:3:64 @ Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.

alb@Lamentations:3:65 @ Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.

alb@Lamentations:3:66 @ Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.

alb@Lamentations:4:1 @ Si u nxi ari, si u prish ari më i mirë! Gurët e shenjtërores u shpërndanë në hyrje të të gjitha rrugëve.

alb@Lamentations:4:2 @ Bijtë e çmuar të Sionit që çmoheshin si ar i kulluar, vallë si u konsideruan si enë prej balte, si punë e kryer nga duart e poçarit?

alb@Lamentations:4:3 @ Edhe çakejtë japin gjirin për të ushqyer të vegjëlit e tyre, por bija e popullit tim është bërë mizore si strucët e shkretëtirës.

alb@Lamentations:4:4 @ Gjuha e foshnjës në gji ngjitet, në qiellzën e tij nga etja; fëmijët kërkojnë bukë, por nuk ka njeri që t`ua japë atyre.

alb@Lamentations:4:5 @ Ata që hanin ushqime të shijshme lëngojnë nëpër rrugë; ata që ishin rritur në purpur përqafojnë plehërishten.

alb@Lamentations:4:6 @ Ndëshkimi i paudhësisë të vajzës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi i mëkatit të Sodomës, që u shkatërrua në një çast, pa ndërhyrjen e dorës së njeriut kundër saj.

alb@Lamentations:4:7 @ Princat e saj ishin më të shkëlqyeshëm se bora, më të bardhë se qumështi; e kishin trupin më të kuq se koralet, fytyra e tyre ishte si një safir.

alb@Lamentations:4:8 @ Tani pamja e tyre është më e zezë se terri; nuk njihen dot më nëpër rrugë; lëkura e tyre bashkohet me kockat e tyre, është tharë, është bërë si dru.

alb@Lamentations:4:9 @ Të vrarët nga shpata janë më mirë se ata që vdesin nga uria, sepse këta të fundit mbarojnë të rraskapitur nga mungesa e prodhimeve të fushës.

alb@Lamentations:4:10 @ Duart e grave të mëshirëshme kanë pjekur vetë fëmijët e tyre, të cilët u kanë shërbyer si ushqim, në shkatërrimin e bijës së popullit tim

alb@Lamentations:4:11 @ Zoti i dha fund tërbimit të tij, ka derdhur zemërimin e tij të zjarrtë, ka ndezur në Sion një zjarr, që ka gllabëruar themelet e tij.

alb@Lamentations:4:12 @ Mbretërit e dheut dhe tërë banorët e botës nuk do të kishin besuar kurrë që kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jeruzalemit.

alb@Lamentations:4:13 @ Por kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve të tij dhe për shkak të paudhësive të priftërinjve të tij, që kanë derdhur në mes të saj gjakun e njerëzve të drejtë.

alb@Lamentations:4:14 @ Ata endeshin si të verbër nëpër rrugë, të ndotur me gjak, në mënyrë që askush nuk mund të prekte veshjet e tyre.

alb@Lamentations:4:15 @ Sapo dukeshin njerëzit bërtisnin: "Largohuni, një i papastër! Largohuni, largohuni mos e prekni!". Kur iknin dhe shkonin duke u endur midis kombeve thonin: "Nuk do të mund të rrijnë më këtu".

alb@Lamentations:4:16 @ Fytyra e Zotit i ka shpërndarë, nuk do të kthejë mbi ta shikimin e tij; nuk kanë pasur respekt për priftërinjtë dhe as kanë treguar dhembshuri për pleqtë.

alb@Lamentations:4:17 @ Përveç kësaj sytë tona konsumoheshin në pritjen e një ndihme të kotë. Nga vendi ynë i vëzhgimit prisnim më kot një komb që nuk mund të na shpëtonte.

alb@Lamentations:4:18 @ Na gjuanin në çdo hap, duke na penguar të ecnim nëpër sheshet tona. Fundi ynë është i afërt, ditët tona janë plotësuar, fundi ynë ka mbërritur.

alb@Lamentations:4:19 @ Përndjekësit tanë kanë qenë më të shpejtë se shqiponjat e qiellit, na kanë ndjekur në malet, na kanë ngritur prita në shkretëtirë.

alb@Lamentations:4:20 @ Fryma e flegrave tona, i vajosuri i Zotit është marrë në gropat e tyre, ai për të cilin thoshim: "Në hijen e tij do të jemi midis kombeve".

alb@Lamentations:4:21 @ Gëzohu dhe kënaqu, o bijë e Edomit, që banon në vendin e Utsit. Edhe ty do të të vijë kupa; do të dehesh dhe do të zbulosh lakuriqësinë tënde.

alb@Lamentations:4:22 @ Ndëshkimi i paudhësisë sate u krye, o bijë e Sionit. Ai nuk do të të çojë më në robëri; por do të ndëshkojë paudhësinë tënde, o bijë e Edomit, do të nxjerrë në shesh mëkatet e tua.

alb@Lamentations:5:1 @ Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.

alb@Lamentations:5:2 @ Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.

alb@Lamentations:5:3 @ Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.

alb@Lamentations:5:4 @ Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.

alb@Lamentations:5:5 @ Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.

alb@Lamentations:5:6 @ I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t`u ngopur me bukë.

alb@Lamentations:5:7 @ Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.

alb@Lamentations:5:8 @ Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.

alb@Lamentations:5:9 @ E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.

alb@Lamentations:5:10 @ Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.

alb@Lamentations:5:11 @ Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.

alb@Lamentations:5:12 @ Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar

alb@Lamentations:5:13 @ Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.

alb@Lamentations:5:14 @ Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.

alb@Lamentations:5:15 @ Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.

alb@Lamentations:5:16 @ Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!

alb@Lamentations:5:17 @ Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:

alb@Lamentations:5:18 @ për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.

alb@Lamentations:5:19 @ Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.

alb@Lamentations:5:20 @ Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?

alb@Lamentations:5:21 @ Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.

alb@Lamentations:5:22 @ Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: