Leviticus:5:14-6:7




alb@Leviticus:5:14 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:5:15 @ "Në qoftë se dikush kryen ndonjë shkelje dhe mëkaton nga padituria kundër gjërave të shenjta të Zotit, atëherë do t`i çojë Zotit ofertën e tij për shkeljen, një dash pa të meta të marrë nga kopeja, të cilin ti e çmon në sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, si ofertë për shkeljen.

alb@Leviticus:5:16 @ Dhe do ta lajë dëmin e shkaktuar ndaj gjësë së shenjtë, duke shtuar një të pestën e vlerës, dhe do t`ia japë priftit; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen me dashin e ofertës për shkeljen, dhe shkelja do t`i falet.

alb@Leviticus:5:17 @ Në qoftë se dikush mëkaton dhe, në mënyrë të pandërgjegjshme, kryen një diçka që Zoti ka ndaluar të bëhet, është gjithashtu fajtor dhe i detyruar të vuajë dënimin.

alb@Leviticus:5:18 @ Ai do t`i sjellë priftit si ofertë për shkeljen, një dash pa të meta, të marrë nga kopeja, sipas vlerësimit tënd. Kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen për mëkatin e tij nga padituria, të cilin e ka kryer në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ky do t`i jetë falur.

alb@Leviticus:5:19 @ Kjo është një ofertë për shkeljen; ai është me siguri fajtor përpara Zotit".

alb@Leviticus:6:1 @ Zoti i foli Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:6:2 @ "Në qoftë se dikush mëkaton dhe bën një shkelje kundër Zotit, duke u sjellë në mënyrë të gënjeshtërt me fqinjin e tij lidhur me një depozitë, ose me një peng apo për një vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,

alb@Leviticus:6:3 @ o sepse ka gjetur një gjë të humbur dhe ka gënjyer lidhur me të dhe është betuar në mënyrë të rreme, për çfarëdo gjë njeriu mund të mëkatojë në veprimet e tij,

alb@Leviticus:6:4 @ atëherë, në qoftë se ka mëkatuar dhe është fajtor, ai duhet të rikthejë atë që ka vjedhur, apo gjënë e zhvatur me mashtrim, ose depozitën që i është besuar apo sendin e humbur që ka gjetur,

alb@Leviticus:6:5 @ ose të gjitha ato për të cilat është betuar në mënyrë të rreme. Jo vetëm do t`i kthejë plotësisht, por do t`u shtojë një të pestën dhe do t`ia dorëzojë të zotit në po atë ditë të ofertës së tij për shkeljen.

alb@Leviticus:6:6 @ Pastaj do t`i sjellë priftit ofertën e tij për shkeljen përpara Zotit: një dash pa të meta, të marrë nga kopeja sipas vlerësimit tënd, si ofertë për shkeljen.

alb@Leviticus:6:7 @ Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, dhe do t`i falet çdo faj për të cilin është bërë fajtor".


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: