Luke:10:30-37




alb@Luke:10:30 @ Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: ``Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.

alb@Luke:10:31 @ Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër.

alb@Luke:10:32 @ Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.

alb@Luke:10:33 @ Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri.

alb@Luke:10:34 @ Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.

alb@Luke:10:35 @ Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: "Kujdesu për të dhe ç`të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem".

alb@Luke:10:36 @ Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?``.

alb@Luke:10:37 @ Dhe ai tha: ``Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij``. Atëherë Jezusi i tha: ``Shko dhe bëj kështu edhe ti``.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: