Luke:11:1-13




alb@Luke:11:1 @ Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: ``Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet``.

alb@Luke:11:2 @ Dhe ai u tha: ``Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.

alb@Luke:11:3 @ Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.

alb@Luke:11:4 @ Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu"``.

alb@Luke:11:5 @ Pastaj u tha atyre: ``A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: "Mik, më jep hua tri bukë,

alb@Luke:11:6 @ sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s`kam çfarë t`i vë përpara";

alb@Luke:11:7 @ dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: "Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t`i jap"?

alb@Luke:11:8 @ Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t`ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t`i japë të gjitha bukët që i nevojiten.

alb@Luke:11:9 @ Prandaj po ju them: Lypni dhe do t`ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t`ju hapet.

alb@Luke:11:10 @ Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t`i hapet atij që troket.

alb@Luke:11:11 @ Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t`i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t`i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër?

alb@Luke:11:12 @ Ose, po t`i kërkojë një vezë, i jep një akrep?

alb@Luke:11:13 @ Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t`u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë``.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: