Luke:11:14-28




alb@Luke:11:14 @ Dhe Jezusi po dëbonte një demon që ishte memec; dhe ndodhi që, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.

alb@Luke:11:15 @ Por disa nga ata thanë: ``Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve``.

alb@Luke:11:16 @ Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.

alb@Luke:11:17 @ Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: ``Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.

alb@Luke:11:18 @ Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.

alb@Luke:11:19 @ Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

alb@Luke:11:20 @ Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.

alb@Luke:11:21 @ Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.

alb@Luke:11:22 @ Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.

alb@Luke:11:23 @ Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.

alb@Luke:11:24 @ Kur fryma e ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time nga dola".

alb@Luke:11:25 @ Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar,

alb@Luke:11:26 @ atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para``.

alb@Luke:11:27 @ Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: ``Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën``.

alb@Luke:11:28 @ Por ai u tha: ``Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë``.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: