Luke:17:20-37




alb@Luke:17:20 @ Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: ``Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;

alb@Luke:17:21 @ dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush``.

alb@Luke:17:22 @ Pastaj u tha dishepujve të vet: ``Do të vijnë ditë kur ju do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.

alb@Luke:17:23 @ Dhe do t`ju thonë: "Ja, është këtu" ose: "Ja, është atje", por ju mos shkoni dhe mos i ndiqni

alb@Luke:17:24 @ Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit te tjetri e ndriçon, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.

alb@Luke:17:25 @ Por më parë i duhet të vuajë shumë dhe të hidhet poshtë nga ky brez.

alb@Luke:17:26 @ Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.

alb@Luke:17:27 @ Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.

alb@Luke:17:28 @ Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin;

alb@Luke:17:29 @ por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë.

alb@Luke:17:30 @ Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.

alb@Luke:17:31 @ Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.

alb@Luke:17:32 @ Kujtoni gruan e Lotit.

alb@Luke:17:33 @ Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.

alb@Luke:17:34 @ Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.

alb@Luke:17:35 @ Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.

alb@Luke:17:36 @ Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet``.

alb@Luke:17:37 @ Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: ``Ku, o Zot?`` Dhe ai u tha atyre: ``Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat``.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: