alb Luke:21:5-38
alb@Luke:21:5 @ Pastaj, kur disa po flisnin për tempullin dhe vinin në pah se ishte i stolisur me gurë të bukur dhe me oferta, ai tha:
alb@Luke:21:6 @ ``Nga të gjitha këto gjëra që ju admironi, do të vijnë ditët kur nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar``.
alb@Luke:21:7 @ Atëherë ata e pyetën duke thënë: ``Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se këto janë duke u kryer?``.
alb@Luke:21:8 @ Dhe ai tha: ``Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.
alb@Luke:21:9 @ Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë``.
alb@Luke:21:10 @ Atëherë u tha atyre: ``Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;
alb@Luke:21:11 @ do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli.
alb@Luke:21:12 @ Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t`ju përndjekin dhe do t`ju dorëzojnë në sinagoga e do t`ju futin në burg; dhe do t`ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,
alb@Luke:21:13 @ por kjo do t`ju japë rastin që të dëshmoni.
alb@Luke:21:14 @ Ta vini, pra, në zemrën tuaj që të mos mendoni më parë se si do përgjigjeni për t`u mbrojtur,
alb@Luke:21:15 @ sepse unë do t`ju jap një gojë e një dituri të tillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje ta kundërshtojnë ose t`i rezistojnë.
alb@Luke:21:16 @ Dhe ju madje do t`ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; dhe disa prej jush do t`i vrasin.
alb@Luke:21:17 @ Dhe të gjithë do t`ju urrejnë për shkak të emrit tim.
alb@Luke:21:18 @ Por as edhe një fije floku e kokës suaj nuk do t`ju humbasë.
alb@Luke:21:19 @ Me durimin tuaj ju do t`i fitoni shpirtrat tuaj``.
alb@Luke:21:20 @ ``Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se shkretimi i saj është afër.
alb@Luke:21:21 @ Atëherë ata që janë në Jude, të ikin në male; dhe ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në të.
alb@Luke:21:22 @ Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.
alb@Luke:21:23 @ Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.
alb@Luke:21:24 @ Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t`i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve``.
alb@Luke:21:25 @ ``Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;
alb@Luke:21:26 @ njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfare do ta pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lëkunden.
alb@Luke:21:27 @ Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi një re, me fuqi dhe lavdi të madhe.
alb@Luke:21:28 @ Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër``.
alb@Luke:21:29 @ Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: ``Vini re fikun dhe të gjitha pemët.
alb@Luke:21:30 @ Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;
alb@Luke:21:31 @ kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.
alb@Luke:21:32 @ Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.
alb@Luke:21:33 @ Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë``.
alb@Luke:21:34 @ ``Tani kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos ju zërë në befasi.
alb@Luke:21:35 @ Sepse do të vijë si një lak mbi të gjithë ata që banojnë mbi faqen e mbarë dheut.
alb@Luke:21:36 @ Prandaj, rrini zgjuar dhe lutuni kurdoherë që të çmoheni të denjë të shpëtoni nga të gjitha ato që do të ngjasin dhe të dilni para Birit të njeriut``.
alb@Luke:21:37 @ Gjatë ditës ai mësonte në tempull, dhe natën dilte dhe e kalonte jashtë, në malin e Ullinjve.
alb@Luke:21:38 @ Dhe gjithë populli, herët në mëngjes, erdhi tek ai në tempull për ta dëgjuar.