Luke:4:14-30




alb@Luke:4:14 @ Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.

alb@Luke:4:15 @ Dhe ai mësonte në sinagogat e tyre, i nderuar nga të gjithë.

alb@Luke:4:16 @ Pastaj erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.

alb@Luke:4:17 @ I dhanë në dorë librin e profetit Isaia; e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar:

alb@Luke:4:18 @ ``Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,

alb@Luke:4:19 @ dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit``.

alb@Luke:4:20 @ Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të.

alb@Luke:4:21 @ Atëherë ai nisi të thotë: ``Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja``.

alb@Luke:4:22 @ Dhe të gjithë jepnin dëshmi dhe mrekulloheshin për fjalët e hirit që dilnin nga goja e tij, dhe thoshnin: ``Po ky, a nuk është biri i Jozefit?``.

alb@Luke:4:23 @ Dhe ai u tha atyre: ``Me siguri ju do të më përmendni fjalën e urtë: "Mjek, shëro veten tënde"; të gjitha ato që dëgjuam se u bënë në Kapernaum, bëji edhe këtu në atdheun tënd``.

alb@Luke:4:24 @ Por ai tha: ``Në të vërtetë po ju them se asnjë profet nuk mirëpritet në atdheun e vet.

alb@Luke:4:25 @ Në të vërtetë po ju them se në kohën e Elias, kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe u bë një uri e madhe në gjithë vendin, ishin shumë të veja në Izrael;

alb@Luke:4:26 @ e megjithatë tek asnjëra nga ato nuk u dërgua Elia, përveç se te një grua e ve në Sareptë të Sidonit.

alb@Luke:4:27 @ Dhe në kohën e profetit Elize kishte shumë lebrozë në Izrael; megjithatë asnjë prej tyre nuk u pastrua, përveç Naamanit Sirian``.

alb@Luke:4:28 @ Kur i dëgjuan këto fjalë, të gjithë ata që ishin në sinagogë u zemëruan shumë.

alb@Luke:4:29 @ Dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti dhe e çuan deri në buzë të majës së malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë.

alb@Luke:4:30 @ Por ai, duke kaluar përmes tyre, u largua.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: