Luke:5:17-26




alb@Luke:5:17 @ Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime.

alb@Luke:5:18 @ Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij.

alb@Luke:5:19 @ Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.

alb@Luke:5:20 @ Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: ``Njeri, mëkatet e tua të janë falur``.

alb@Luke:5:21 @ Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: ``Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t`i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?``.

alb@Luke:5:22 @ Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: ``Ç`po arsyetoni në zemrat tuaja?

alb@Luke:5:23 @ Çfarë është më e lehtë, të thuhet: "Mëkatet e tua të janë falur", apo të thuhet: "Çohu dhe ec"?

alb@Luke:5:24 @ Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!``.

alb@Luke:5:25 @ Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.

alb@Luke:5:26 @ Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: ``Sot pamë gjëra të mahnitshme``.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: