pBiblx2 Field Wise - User Settings



Luke:6:17-7:1




alb@Luke:6:17 @ Pastaj, pasi zbriti bashkë me ta, ndaloi në një vend të sheshtë, me turmën e dishepujve të vet dhe me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judea, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar atë dhe për t`u shëruar nga sëmundjet e veta;

alb@Luke:6:18 @ Por edhe ata që i mundonin frymërat e ndyrë shëroheshin.

alb@Luke:6:19 @ E gjithë turma kërkonte ta prekte, sepse prej tij dilte një fuqi që i shëronte të gjithë.

alb@Luke:6:20 @ Ai, si i drejtoi sytë nga dishepujt e vet, thoshte: ``Lum ju, të varfër, sepse juaja është mbretëria e Perëndisë``.

alb@Luke:6:21 @ Lum ju, që tani keni uri, sepse do të ngopeni. Lum ju, që tani qani, sepse do të qeshni.

alb@Luke:6:22 @ Lum ju, kur njerëzit do t`ju urrejnë, do t`ju mallkojnë dhe do t`ju fyejnë, do ta shpallin emrin tuaj si të keq, për shkak të Birit të njeriut.

alb@Luke:6:23 @ Gëzohuni atë ditë dhe hidhuni nga gëzimi, sepse ja, shpërblimi juaj është i madh në qiell; në të njëjtën mënyrë, pra, etërit e tyre i trajtonin profetët.

alb@Luke:6:24 @ Por mjerë ju, o të pasur, sepse e keni ngushëllimin tuaj!

alb@Luke:6:25 @ Mjerë ju, që jeni të ngopur, sepse do të keni uri. Mjerë ju, që tani qeshni, sepse do të hidhëroheni e do të qani!

alb@Luke:6:26 @ Mjerë ju, kur të gjithë njerëzit do të flasin mirë për ju, sepse në të njëjtën mënyrë vepruan etërit e tyre me profetët e rremë.

alb@Luke:6:27 @ Por unë po ju them juve që më dëgjoni: ``T`i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë.

alb@Luke:6:28 @ Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.

alb@Luke:6:29 @ Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atij që të merr mantelin, mos e pengo të të marrë edhe tunikën.

alb@Luke:6:30 @ Jepi kujtdo që kërkon prej teje; dhe në se dikush merr gjënë tënde, mos kërko të ta kthejë.

alb@Luke:6:31 @ Por, ashtu siç dëshironi që t`ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta.

alb@Luke:6:32 @ Por po t`i doni ata që ju duan, ç`meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan.

alb@Luke:6:33 @ Dhe në se u bëni të mirë atyre që ju bëjnë të mirë, çfarë merite do të keni nga kjo? Të njëjtën gjë bëjnë edhe mëkatarët.

alb@Luke:6:34 @ Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t`jua kthejnë, çfarë merite do të keni nga kjo? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t`u kthehet aq sa dhanë.

alb@Luke:6:35 @ Por ju t`i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët.

alb@Luke:6:36 @ Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm.

alb@Luke:6:37 @ Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur.

alb@Luke:6:38 @ Jepni dhe do t`ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t`ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t`ju matet edhe juve gjithashtu``.

alb@Luke:6:39 @ Pastaj ai u tha një shëmbëlltyrë: ``Një i verbër a mund t`i prijë një të verbri tjetër? Vallë nuk do të bien të dy në gropë?

alb@Luke:6:40 @ Dishepulli nuk ia kalon mësuesit të vet, madje çdo dishepull që ka mësuar do të jetë si mësuesi i vet.

alb@Luke:6:41 @ Po pse ti e shikon lëmishtën në sy të vëllait tënd dhe nuk e sheh traun në syrin tënd?

alb@Luke:6:42 @ Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: "Vëlla, më lër të të heq lëmishtën që ke në syrin tënd", kur ti vetë nuk e sheh traun në syrin tënd? O hipokrit, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të mund të shohësh mirë për të nxjerrë lëmishtën nga syri i vëllait tënd.

alb@Luke:6:43 @ Sepse nuk ka pemë të mirë që të japë fryt të keq, as pemë të keqe që të japë fryt të mirë.

alb@Luke:6:44 @ Çdo pemë, pra, njihet nga fryti i vet, sepse nuk mblidhen fiq nga gjembat dhe nuk vilet rrush nga ferra.

alb@Luke:6:45 @ Njeriu i mirë e nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së vet; dhe njeriu i mbrapshtë e nxjerr të mbrapshta nga thesari i keq i zemrës së vet, sepse goja e njërit flet nga mbushullia e zemrës.

alb@Luke:6:46 @ Përse më thirrni, "Zot, Zot" dhe nuk bëni atë që ju them?

alb@Luke:6:47 @ Çdo njëri që vjen tek unë dhe dëgjon fjalët e mia dhe t`i vë në praktikë, unë do t`ju tregoj kujt i ngjan.

alb@Luke:6:48 @ Ai i ngjan njeriut që, kur ndërtoi shtëpinë e vet, gërmoi shumë thellë dhe e vendosi themelin mbi shkëmb. Erdhi një vërshim, përroi u sul mbi atë shtëpi, por s`e tundi dot, sepse e kishte themelin mbi shkëmb.

alb@Luke:6:49 @ Përkundrazi, ai që e dëgjoi dhe nuk i vuri në praktikë, i ngjan njeriut që e ndërtoi shtëpinë mbi tokë, por pa themel; kur iu sul përroi, ajo u shemb menjëherë dhe rrënimi i saj qe i madh``.

alb@Luke:7:1 @ Si e përfundoi gjithë këtë ligjëratë drejtuar popullit që e dëgjoi, hyri në Kapernaum.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: