Luke:6:27-36




alb@Luke:6:27 @ Por unë po ju them juve që më dëgjoni: ``T`i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë.

alb@Luke:6:28 @ Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.

alb@Luke:6:29 @ Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atij që të merr mantelin, mos e pengo të të marrë edhe tunikën.

alb@Luke:6:30 @ Jepi kujtdo që kërkon prej teje; dhe në se dikush merr gjënë tënde, mos kërko të ta kthejë.

alb@Luke:6:31 @ Por, ashtu siç dëshironi që t`ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta.

alb@Luke:6:32 @ Por po t`i doni ata që ju duan, ç`meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan.

alb@Luke:6:33 @ Dhe në se u bëni të mirë atyre që ju bëjnë të mirë, çfarë merite do të keni nga kjo? Të njëjtën gjë bëjnë edhe mëkatarët.

alb@Luke:6:34 @ Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t`jua kthejnë, çfarë merite do të keni nga kjo? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t`u kthehet aq sa dhanë.

alb@Luke:6:35 @ Por ju t`i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët.

alb@Luke:6:36 @ Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: