Luke:7:36-50




alb@Luke:7:36 @ Një nga farisenjtë e ftoi atë të hajë bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë.

alb@Luke:7:37 @ Dhe ja, një grua nga ai qytet, që ishte një mëkatare, kur mori vesh se ai ishte në tryezën e shtëpisë së një fariseu, solli një enë alabastri plot me vaj erëkëndshëm.

alb@Luke:7:38 @ Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t`ia lajë me lot këmbët dhe t`ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t`ia puthte e t`ia vajoste me vaj erëkëndshëm.

alb@Luke:7:39 @ Kur e pa këtë gjë, fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: ``Nëse ky do të ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja që po e prek, sepse ajo është një mëkatare.

alb@Luke:7:40 @ Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ``Simon, kam diçka për të të thënë``. Dhe ai tha: ``Fol, Mësues``.

alb@Luke:7:41 @ Dhe Jezusi i tha: ``Një huadhënës kishte dy huamarrës; njëri i kishte borxh pesëqind denarë dhe tjetri pesëdhjetë.

alb@Luke:7:42 @ Meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali borxhin të dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë më shumë?``.

alb@Luke:7:43 @ Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: ``Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë``. Dhe Jezusi i tha: ``Gjykove drejt``.

alb@Luke:7:44 @ Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: ``A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m`i lau këmbët me lot dhe m`i fshiu me flokët e kresë.

alb@Luke:7:45 @ Ti nuk më dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.

alb@Luke:7:46 @ Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m`i vajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.

alb@Luke:7:47 @ Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak``.

alb@Luke:7:48 @ Pastaj i tha asaj: ``Mëkatet e tua të janë falur``.

alb@Luke:7:49 @ Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: ``Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?``.

alb@Luke:7:50 @ Por Jezusi i tha asaj gruaje: ``Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!``.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: