Luke:8:26-39




alb@Luke:8:26 @ Pastaj lundruan drejt krahinës së Gadareasve, që ndodhet përballë Galilesë;

alb@Luke:8:27 @ dhe, porsa Jezusi zbriti në tokë, i doli përpara një njeri nga ai qytet, i cili prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.

alb@Luke:8:28 @ Kur e pa Jezusin, lëshoi një britmë, iu hodh ndër këmbë dhe tha me zë të lartë: ``Ç`ka mes meje dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë Shumë të Lartë? Të lutem, mos më mundo!``.

alb@Luke:8:29 @ Sepse Jezusi po i jepte urdhër frymës së ndyrë të dilte nga ai njeri, sepse shumë herë e kishte pushtuar dhe ndonëse e kishin lidhur me zinxhirë e me pranga dhe e ruanin, ai i këpuste prangat dhe shtyhej prej demonit nëpër shkretëtirat.

alb@Luke:8:30 @ Dhe Jezusi e pyeti duke thënë: ``Si e ke emrin?``. Dhe ai u përgjigj: ``Legjion``. Sepse shumë demonë i kishin hyrë në të.

alb@Luke:8:31 @ Dhe ata e lutnin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerë.

alb@Luke:8:32 @ Dhe aty ishte një tufë e madhe derrash që kullotnin në mal, dhe këta demonë iu lutën t`i lejonte të hynin në ta. Ai ua lejoi atyre.

alb@Luke:8:33 @ Atëherë demonët, si dolën nga ai njeri, hynë te derrat, dhe ajo tufë u turr nga gremina në liqen dhe u mbyt.

alb@Luke:8:34 @ Kur panë ç`ndodhi, ata që i ruanin derrat ikën dhe e çuan lajmin në qytet e nëpër fshatra.

alb@Luke:8:35 @ Atëherë njerëzit dolën për të parë ç`kishte ndodhur dhe erdhën te Jezusi, dhe gjetën atë njeri, nga i cili kishin dalë demonët, të ulur te këmbët e Jezusit, të veshur dhe me mendje në rregull, dhe patën frikë.

alb@Luke:8:36 @ Ata që e kishin parë ngjarjen, u treguan atyre si ishte shëruar i idemonizuari.

alb@Luke:8:37 @ Atëherë gjithë popullsia e krahinës së Gadareasve, i kërkoi Jezusit të largohej prej tyre, sepse i kishte zënë një frikë e madhe. Dhe Jezusi hyri në barkë dhe u kthye mbrapa.

alb@Luke:8:38 @ Ndërkaq njeriu prej të cilit dolën demonët, i lutej të rrinte me të; por Jezusi e përcolli duke i thënë:

alb@Luke:8:39 @ ``Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty``. Dhe ai shkoi anembanë qytetit duke treguar gjërat e mëdha që Jezusi bëri për të.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: