Luke:8:40-56




alb@Luke:8:40 @ Ndodhi që, kur Jezusi u kthye, turma e mirëpriti sepse të gjithë e prisnin.

alb@Luke:8:41 @ Dhe ja, erdhi një njeri me emër Jair, që ishte kryetari i sinagogës; ai i ra ndër këmbë Jezusit dhe iu lut të shkonte në shtëpinë e tij,

alb@Luke:8:42 @ sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij.

alb@Luke:8:43 @ Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithë pasurinë e saj, pa mundur që të shërohej nga njeri,

alb@Luke:8:44 @ iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut.

alb@Luke:8:45 @ Dhe Jezusi tha: ``Kush më preku?``. Mbasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: ``Mësues, turmat po shtyhen dhe po të ndeshin dhe ti thua: "Kush më preku?"``.

alb@Luke:8:46 @ Por Jezusi tha: ``Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi doli prej meje``.

alb@Luke:8:47 @ Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.

alb@Luke:8:48 @ Dhe ai i tha: ``Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!``.

alb@Luke:8:49 @ Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: ``Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin``.

alb@Luke:8:50 @ Por Jezusi, mbasi i dëgjoi këto, i tha: ``Mos druaj; ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë``.

alb@Luke:8:51 @ Si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës.

alb@Luke:8:52 @ Të gjithë qanin dhe mbajtën zi. Por ai tha: ``Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle``.

alb@Luke:8:53 @ Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.

alb@Luke:8:54 @ Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: ``Vajzë, çohu!``.

alb@Luke:8:55 @ Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua; pastaj Jezusi urdhëroi që t`i jepnin të hante.

alb@Luke:8:56 @ Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jezusi i porositi të mos i thonin kurrkujt ç`kishte ndodhur.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: