Luke:9:1-9




alb@Luke:9:1 @ Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.

alb@Luke:9:2 @ Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.

alb@Luke:9:3 @ Dhe u tha atyre: ``Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.

alb@Luke:9:4 @ Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.

alb@Luke:9:5 @ Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre``.

alb@Luke:9:6 @ Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.

alb@Luke:9:7 @ Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,

alb@Luke:9:8 @ të tjerë se ishte shfaqur Elia, e disa të tjerë se ishte ringjallur një nga profetët e lashtë.

alb@Luke:9:9 @ Por Herodi tha: ``Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?``. Dhe kërkonte ta shihte.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: