Mark:12:1-12




alb@Mark:12:1 @ Pastaj ai filloi t`u flasë me shëmbëlltyra: ``Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.

alb@Mark:12:2 @ Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.

alb@Mark:12:3 @ Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.

alb@Mark:12:4 @ Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.

alb@Mark:12:5 @ Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.

alb@Mark:12:6 @ I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".

alb@Mark:12:7 @ Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".

alb@Mark:12:8 @ Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.

alb@Mark:12:9 @ Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t`i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t`ua japë të tjerëve.

alb@Mark:12:10 @ Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: "Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.

alb@Mark:12:11 @ Kjo është bërë nga Zoti dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë"?``.

alb@Mark:12:12 @ Atëherë ata kërkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte thënë atë shëmbëlltyrë kundër tyre; por kishin frikë nga turma; dhe e lanë e ikën.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: