Mark:14:12-31




alb@Mark:14:12 @ Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: ``Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?``.

alb@Mark:14:13 @ Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: ``Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë.

alb@Mark:14:14 @ Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?".

alb@Mark:14:15 @ Atëherë ai do t`ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne``.

alb@Mark:14:16 @ Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.

alb@Mark:14:17 @ Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët

alb@Mark:14:18 @ Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: ``Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë``.

alb@Mark:14:19 @ Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t`i thoshin njëri pas tjetrit: ``Mos jam unë?``. Dhe një tjetër tha: ``Mos jam unë?``.

alb@Mark:14:20 @ Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.

alb@Mark:14:21 @ Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!``.

alb@Mark:14:22 @ Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ``Merrni, hani; ky është trupi im``.

alb@Mark:14:23 @ Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj.

alb@Mark:14:24 @ Atëherë u tha: ``Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.

alb@Mark:14:25 @ Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë``.

alb@Mark:14:26 @ Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.

alb@Mark:14:27 @ Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".

alb@Mark:14:28 @ Por, mbasi të ringjallem, unë do t`ju pararend në Galile``.

alb@Mark:14:29 @ Dhe Pjetri i tha: ``Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem``.

alb@Mark:14:30 @ Dhe Jezusi i tha: ``Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë``.

alb@Mark:14:31 @ Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: ``Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë``. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: