pBiblx2 Field Wise - User Settings



Mark:5:1-20




alb@Mark:5:1 @ Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.

alb@Mark:5:2 @ Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,

alb@Mark:5:3 @ i cili banonte në varreza dhe kurrkush s`kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.

alb@Mark:5:4 @ Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.

alb@Mark:5:5 @ Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.

alb@Mark:5:6 @ Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,

alb@Mark:5:7 @ dhe me një britmë të madhe tha: ``Ç`ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;``.

alb@Mark:5:8 @ Sepse ai i kishte thënë: ``Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!``.

alb@Mark:5:9 @ Atëhere Jezusi e pyeti: ``Cili është emri yt?``. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ``Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë``.

alb@Mark:5:10 @ Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.

alb@Mark:5:11 @ Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.

alb@Mark:5:12 @ Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: ``Na dërgo në derrat, që të hymë në ta``

alb@Mark:5:13 @ Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.

alb@Mark:5:14 @ Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.

alb@Mark:5:15 @ Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.

alb@Mark:5:16 @ Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.

alb@Mark:5:17 @ Atëhere ata filluan t`i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.

alb@Mark:5:18 @ Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;

alb@Mark:5:19 @ por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: ``Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty``.

alb@Mark:5:20 @ Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: