pBiblx2 Field Wise - User Settings



Matthew:12:22-50




alb@Matthew:12:22 @ Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.

alb@Matthew:12:23 @ Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: ``A mos është ky i Biri i Davidit?``.

alb@Matthew:12:24 @ Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: ``Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve``.

alb@Matthew:12:25 @ Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: ``Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.

alb@Matthew:12:26 @ Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?

alb@Matthew:12:27 @ Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

alb@Matthew:12:28 @ Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.

alb@Matthew:12:29 @ Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t`i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t`ia plaçkisë shtëpinë.

alb@Matthew:12:30 @ Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.

alb@Matthew:12:31 @ Prandaj unë po ju them: Çdo mëkat dhe blasfemi do t`u falet njerëzve; por blasfemia kundër Frymës nuk do t`u falet atyre.

alb@Matthew:12:32 @ Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme``.

alb@Matthew:12:33 @ ``Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti.

alb@Matthew:12:34 @ O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç`ka zemra qet goja.

alb@Matthew:12:35 @ Njeriu i mirë nga thesari i mirë i zemrës nxjerr gjëra të mira; por njeriu i keq nxjerr gjëra të këqija nga thesari i tij i keq.

alb@Matthew:12:36 @ Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.

alb@Matthew:12:37 @ Sepse në bazë të fjalëve të tua do të justifikohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh``.

alb@Matthew:12:38 @ Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: ``Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje``.

alb@Matthew:12:39 @ Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: ``Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t`i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.

alb@Matthew:12:40 @ Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.

alb@Matthew:12:41 @ Banorët e Ninivit do të ringjallen në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan me predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është një më i madh se Jona.

alb@Matthew:12:42 @ Mbretëresha e jugut do të ringjallet në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji më i largët i tokës për të dëgjuar diturinë e Salomonit; dhe ja, këtu është një më i madh se Salomoni.

alb@Matthew:12:43 @ Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen.

alb@Matthew:12:44 @ Atëherë thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë"; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar;

alb@Matthew:12:45 @ atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t`i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë``.

alb@Matthew:12:46 @ Ndërsa ai vazhdonte t`u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të.

alb@Matthew:12:47 @ Dhe dikush i tha: ``Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty``.

alb@Matthew:12:48 @ Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ``Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?``.

alb@Matthew:12:49 @ E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: ``Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.

alb@Matthew:12:50 @ Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë``.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: