Matthew:17:1-13




alb@Matthew:17:1 @ Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi;

alb@Matthew:17:2 @ dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.

alb@Matthew:17:3 @ Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.

alb@Matthew:17:4 @ Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: ``Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian``.

alb@Matthew:17:5 @ Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: ``Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!``.

alb@Matthew:17:6 @ Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.

alb@Matthew:17:7 @ Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha: ``Çohuni dhe mos kini frikë!``.

alb@Matthew:17:8 @ Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.

alb@Matthew:17:9 @ Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë: ``Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri``.

alb@Matthew:17:10 @ Atëherë dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ``Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë më parë Elia?``.

alb@Matthew:17:11 @ Dhe Jezusi u përgjigj: ``Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.

alb@Matthew:17:12 @ Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanë njohur, madje u sollën me të si deshën; kështu edhe Birit të njeriut do t`i duhet të vuajë prej tyre``.

alb@Matthew:17:13 @ Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: