Matthew:21:33-46




alb@Matthew:21:33 @ ``Dëgjoni një shëmbëlltyrë tjetër: Ishte një pronar shtëpie, i cili mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend ku të shtrydhte rrushin, ndërtoi një kullë dhe, mbasi ua besoi disa vreshtarëve, u nis në një vend të huaj.

alb@Matthew:21:34 @ Dhe kur erdhi koha e të vjelave, ai dërgoi shërbëtorët e vet te vreshtarët, për të marrë frutat e tij,

alb@Matthew:21:35 @ por vreshtarët i kapën shërbëtorët e tij, njërin e rrahën, një tjetër e vranë dhe një tjetër e vranë me gurë.

alb@Matthew:21:36 @ Përsëri, ai dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, dhe këta vreshtarët i trajtuan në të njëjtën mënyrë.

alb@Matthew:21:37 @ Më në fund ai i dërgoi atyre birin e vet duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt!".

alb@Matthew:21:38 @ Por vreshtarët, kur e panë të birin, i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij".

alb@Matthew:21:39 @ Dhe e kapën, e nxorën jashtë nga vreshti dhe e vranë.

alb@Matthew:21:40 @ Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t`u bëjë këtyre vreshtarëve?``.

alb@Matthew:21:41 @ Ata i thanë: ``Ai do t`i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t`ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t`i japin prodhimet në kohën e vet``.

alb@Matthew:21:42 @ Jezusi u tha atyre: ``A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: "Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"?

alb@Matthew:21:43 @ Prandaj unë po ju them se juve do t`ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t`i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.

alb@Matthew:21:44 @ Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copëcopë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar``.

alb@Matthew:21:45 @ Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.

alb@Matthew:21:46 @ Dhe kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: