Proverbs:25-29




alb@Proverbs:25:1 @ Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.

alb@Proverbs:25:2 @ Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.

alb@Proverbs:25:3 @ Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.

alb@Proverbs:25:4 @ Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.

alb@Proverbs:25:5 @ Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.

alb@Proverbs:25:6 @ Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,

alb@Proverbs:25:7 @ sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.

alb@Proverbs:25:8 @ Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.

alb@Proverbs:25:9 @ Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,

alb@Proverbs:25:10 @ me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.

alb@Proverbs:25:11 @ Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.

alb@Proverbs:25:12 @ Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.

alb@Proverbs:25:13 @ Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.

alb@Proverbs:25:14 @ Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.

alb@Proverbs:25:15 @ Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.

alb@Proverbs:25:16 @ Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.

alb@Proverbs:25:17 @ Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.

alb@Proverbs:25:18 @ Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.

alb@Proverbs:25:19 @ Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.

alb@Proverbs:25:20 @ Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.

alb@Proverbs:25:21 @ Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,

alb@Proverbs:25:22 @ sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.

alb@Proverbs:25:23 @ Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.

alb@Proverbs:25:24 @ Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

alb@Proverbs:25:25 @ Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.

alb@Proverbs:25:26 @ I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.

alb@Proverbs:25:27 @ Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.

alb@Proverbs:25:28 @ Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.

alb@Proverbs:26:1 @ Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.

alb@Proverbs:26:2 @ Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.

alb@Proverbs:26:3 @ Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

alb@Proverbs:26:4 @ Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

alb@Proverbs:26:5 @ Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

alb@Proverbs:26:6 @ Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.

alb@Proverbs:26:7 @ Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.

alb@Proverbs:26:8 @ Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.

alb@Proverbs:26:9 @ Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.

alb@Proverbs:26:10 @ Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.

alb@Proverbs:26:11 @ Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij

alb@Proverbs:26:12 @ A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.

alb@Proverbs:26:13 @ Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".

alb@Proverbs:26:14 @ Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.

alb@Proverbs:26:15 @ Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.

alb@Proverbs:26:16 @ Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

alb@Proverbs:26:17 @ Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.

alb@Proverbs:26:18 @ Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,

alb@Proverbs:26:19 @ kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".

alb@Proverbs:26:20 @ Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.

alb@Proverbs:26:21 @ Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.

alb@Proverbs:26:22 @ Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.

alb@Proverbs:26:23 @ Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.

alb@Proverbs:26:24 @ Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.

alb@Proverbs:26:25 @ Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.

alb@Proverbs:26:26 @ Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.

alb@Proverbs:26:27 @ Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.

alb@Proverbs:26:28 @ Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.

alb@Proverbs:27:1 @ Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

alb@Proverbs:27:2 @ Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

alb@Proverbs:27:3 @ Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.

alb@Proverbs:27:4 @ Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t`i bëjë ballë xhelozisë?

alb@Proverbs:27:5 @ Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.

alb@Proverbs:27:6 @ Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.

alb@Proverbs:27:7 @ Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.

alb@Proverbs:27:8 @ Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

alb@Proverbs:27:9 @ Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.

alb@Proverbs:27:10 @ Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.

alb@Proverbs:27:11 @ Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t`i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

alb@Proverbs:27:12 @ Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.

alb@Proverbs:27:13 @ Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj

alb@Proverbs:27:14 @ Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t`ia zënë si mallkim.

alb@Proverbs:27:15 @ Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.

alb@Proverbs:27:16 @ Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.

alb@Proverbs:27:17 @ Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.

alb@Proverbs:27:18 @ Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.

alb@Proverbs:27:19 @ Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.

alb@Proverbs:27:20 @ Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.

alb@Proverbs:27:21 @ Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.

alb@Proverbs:27:22 @ Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij.

alb@Proverbs:27:23 @ Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

alb@Proverbs:27:24 @ sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.

alb@Proverbs:27:25 @ Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,

alb@Proverbs:27:26 @ qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are

alb@Proverbs:27:27 @ dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

alb@Proverbs:28:1 @ I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.

alb@Proverbs:28:2 @ Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

alb@Proverbs:28:3 @ Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.

alb@Proverbs:28:4 @ Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.

alb@Proverbs:28:5 @ Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

alb@Proverbs:28:6 @ Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.

alb@Proverbs:28:7 @ Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.

alb@Proverbs:28:8 @ Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

alb@Proverbs:28:9 @ Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.

alb@Proverbs:28:10 @ Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.

alb@Proverbs:28:11 @ I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

alb@Proverbs:28:12 @ Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.

alb@Proverbs:28:13 @ Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.

alb@Proverbs:28:14 @ Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.

alb@Proverbs:28:15 @ Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur

alb@Proverbs:28:16 @ Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t`i zgjatur ditët e tij.

alb@Proverbs:28:17 @ Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!

alb@Proverbs:28:18 @ Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.

alb@Proverbs:28:19 @ Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.

alb@Proverbs:28:20 @ Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

alb@Proverbs:28:21 @ Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

alb@Proverbs:28:22 @ Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.

alb@Proverbs:28:23 @ Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.

alb@Proverbs:28:24 @ Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron.

alb@Proverbs:28:25 @ Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

alb@Proverbs:28:26 @ Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.

alb@Proverbs:28:27 @ Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.

alb@Proverbs:28:28 @ Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

alb@Proverbs:29:1 @ Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

alb@Proverbs:29:2 @ Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

alb@Proverbs:29:3 @ Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.

alb@Proverbs:29:4 @ Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

alb@Proverbs:29:5 @ Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

alb@Proverbs:29:6 @ Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

alb@Proverbs:29:7 @ I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

alb@Proverbs:29:8 @ Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

alb@Proverbs:29:9 @ Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

alb@Proverbs:29:10 @ Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

alb@Proverbs:29:11 @ Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

alb@Proverbs:29:12 @ Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

alb@Proverbs:29:13 @ I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

alb@Proverbs:29:14 @ Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.

alb@Proverbs:29:15 @ Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.

alb@Proverbs:29:16 @ Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

alb@Proverbs:29:17 @ Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t`i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd

alb@Proverbs:29:18 @ Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

alb@Proverbs:29:19 @ Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.

alb@Proverbs:29:20 @ A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.

alb@Proverbs:29:21 @ Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.

alb@Proverbs:29:22 @ Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.

alb@Proverbs:29:23 @ Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

alb@Proverbs:29:24 @ Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.

alb@Proverbs:29:25 @ Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

alb@Proverbs:29:26 @ Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.

alb@Proverbs:29:27 @ Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.

alb@Proverbs:30:1 @ Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: