Romans:2:1-16




alb@Romans:2:1 @ Prandaj, o njeri, cilido të jesh ti që e gjykon, je i pafalshëm sepse në këtë që gjykon tjetrin, dënon vetveten, sepse ti që gjykon bën të njëjtat gjëra.

alb@Romans:2:2 @ Por ne e dimë se gjykimi i Perëndisë është sipas së vërtetës mbi ata që bëjnë gjëra të tilla.

alb@Romans:2:3 @ Dhe mendon, vallë, o njeri që gjykon ata që bëjnë të tilla gjëra që edhe ti i bën, t`i shpëtosh gjykimit të Perëndisë?

alb@Romans:2:4 @ Apo i përçmon pasuritë e mirësisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos njohur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim?

alb@Romans:2:5 @ Por ti, për shkak të ashpërsisë sate dhe të zemrës së papenduar, po mbledh për veten tënde zemërim për ditën e zemërimit dhe të zbulesës së gjykimit të drejtë të Perëndisë,

alb@Romans:2:6 @ që do ta shpaguajë secilin sipas veprave të tij:

alb@Romans:2:7 @ jetë të përjetshme atyre që kërkojnë lavdi, nder e pavdekësi, duke ngulmuar në veprat e mira;

alb@Romans:2:8 @ ndërsa atyre që kundërshtojnë e nuk i binden së vërtetës, por i binden padrejtësisë, indinjatë dhe zemërim.

alb@Romans:2:9 @ Mundim dhe ankth mbi çdo shpirt njeriu që bën të ligën, Judeut më parë e pastaj Grekut;

alb@Romans:2:10 @ por lavdi, nder e paqe cilitdo që bën të mirën, Judeut më parë e pastaj Grekut.

alb@Romans:2:11 @ Sepse te Perëndia nuk ka anësi.

alb@Romans:2:12 @ Në fakt të gjithë ata që kanë mëkatuar pa ligjin, do të humbasin gjithashtu pa ligj; dhe të gjithë ata që kanë mëkatuar nën ligjin do të gjykohen sipas ligjit,

alb@Romans:2:13 @ sepse jo ata që dëgjojnë ligjin janë të drejtë para Perëndisë, por ata që e zbatojnë ligjin do të shfajësohen.

alb@Romans:2:14 @ Në fakt kur johebrenjtë, që s`kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata, megjithëse s`kanë ligjin, janë ligj për vetveten;

alb@Romans:2:15 @ këta tregojnë veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre për dëshminë që jep ndërgjegja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre shfajësojnë ose edhe akuzojnë njëri-tjetrin,

alb@Romans:2:16 @ ditën në të cilën Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit, sipas ungjillit tim.


Seeker Overlay: Off On
Bible:
Bible:
Book: